Publikime

Fluturimet Tiranë – New York drejt realizimit, radhën më pas e ka Kanadaja

Përmbajtja

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Mbi 5.3 milionë pasagjerë fluturuan nga dhe drejt Aeroportit të Rinasit gjatë muajve janar-shtator të këtij viti. Kjo shifër, sipas të dhënave të INSTAT është 37% më e lartë se e njëjta periudhë e një viti më parë dhe e ka tejkaluar tashmë qarkullimin e gjithë vitit 2022. Një pjesë e madhe e pasagjerëve ishin të huaj, teksa vendi po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacion të preferuar turistik. Çmimet e ulëta dhe destinacionet e shumta janë ato që ndikuan më shumë në shtimin e turizmit këtë vit'', thotë në një intervistë të posaçme për Monitor "Kastrati Group", grupi më i madhi në vend, sipas të ardhurave.

Fluksi i madh i turistëve nuk e gjeti aeroportin të papërgatitur. Z.Kastrati pohon se Aeroporti i Rinasit ka kryer mbi 55 milione euro investime dhe mund të presë 10.5 milionë pasagjerë në vit. Një plan ambicioz, që ka qenë një ëndërr shumë vjeçare e kompanisë është lidhja direkte me Amerikën e Veriut. "Në muajin dhjetor nisim projektin për zgjatimin dhe riveshjen e pistës, e cila pritet të mbarojë në verë të vitit 2025, kur aeroporti do të jetë gati të mirëpresë avionët e mëdhenj transoqeanik. Linja e parë që planifikohet të vendoset do të jetë Tiranë - New York dhe së shpejti pas saj, do të vijohet me pasurimin e linjave të tjera drejt SHBA dhe pse jo, edhe drejt Kanadasë".

Si ka qenë ecuria e TIA gjatë vitit 2022 dhe pjesën e deritanishme të 2023. Nëse mund të jepni disa shifra përmbledhëse  (të ardhurat totale, rezultatin financiar, investimet, punonjësit etj).

 

Ashtu sikurse është bërë e ditur, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka shënuar një rritje të ndjeshme vitet e fundit, për shkak të investimeve të shumta, shtimit të dukshëm të linjave ajrore dhe për rrjedhojë erdhi rritja e numrit të pasagjerëve. Viti 2022 ishte një vit i i suksesshëm, që tejkaloi edhe parashikimet tona, duke kapur një shifër prej 5.2 milion pasagjerësh, 55 përqind më shumë se viti 2019 që konsiderohet një nga vitet më të mira dhe etalon në industrinë e aviacionit. Rritja e numrit të pasagjerëve ka vijuar edhe gjatë vitit 2023 dhe presim të përmbyllim përsëri një vit tjetër të suksesshëm.

 

Me investimet e fundit të kryera në këtë aeroport nga Kastrati Group, kryesisht për zgjerimin e terminalit, jane rritur ndjeshëm kapacitetet për të pritur deri në 10.5 milionë pasagjerë në vit. Niveli i investimeve deri në fund të vitit 2023 pritet të shkojë mbi 55 milionë euro, duke përmbushur kështu më shumë se gjysmën e paketës së plotë të investimeve të nënshkruar në marrëveshjen koncensionare.  

 

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka shtuar ndjeshëm të gjitha shërbimet duke ofruar komoditet dhe cilësi më të mirë për pasagjerët. Për rrjedhojë është rritur edhe numri i të punësuarve. Nga 627 të punësuar në fillim të vitit 2022, në fund të tij, ky numër u rrit në 849. Rritja vazhdoi edhe përgjatë 2023, duke parashikuar që deri në fund të këtij viti TIA të ketë 1000 punonjës. Nëse shtojmë edhe stafin e mirëmbajtjes që janë nën-kontraktorë të TIA, numri i të punësuarve shkon në 1300.

 

Një faktor i rëndësishëm i rritjes ishte edhe shtimi i linjave ajrore. Gjatë këtij viti filluan operimin kompani të njohura ndërkombëtare si, Iberia me linjë direkte për Madrid, Transavia për në Amsterdam, Air Baltic për në Riga por edhe gjigandi Air France drejt Parisit. Një sukses i jashtëzakonshëm ishte edhe fillimi i operimit të kompanisë low cost, Ryanair, me 17 destinacine dhe mbi 200 frekuenca javore.

 

Rritja e ndjeshme e bashkëpunimit me kompani të këtij niveli është një votë e fortë besimi për punën tonë si investitorë, për efikasitetin e operimeve dhe për potencialin e Aeroportit.  

Keshtuqë, zgjerimi i ndjeshëm operacional dhe shërbimet e reja që ofroi Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, ndikuan edhe në shtimin e jashtëzakonshëm të numrit të turistëve që vizituan Shqipërinë. Sezoni i verës ishte befasues, solli dyfishim të numrit të turistëve si edhe të të ardhurave nga turizmi në ekonominë shqiptare, krahasuar me një vit më parë.

Shqipëria është kthyer së fundmi në një destinacion turistik që ka rritur edhe volumin e aktivitetit të aeroportit. Sa të përgatitur ishit për këtë rritje të fluksit dhe bazuar në prenotimet e biletave si e prisni periudhën në vijim?

 

Rritja e volumit të pasagjerëve nuk ishte e papritur. Ne e nisëm punën me disa qëllime të qarta. Aviacioni është një industri që kërkon parashikim dhe përgatitje të paktën 1 vit përpara. Ne kemi marrë kohën e duhur duke parë statistikat e performancës dhe duke studiuar tendencat për t’i paraprirë këtij volumi, për të përballuar me dinjitet fluksin gjithnjë në rritje të pasagjerëve, dhe mendoj që ia kemi dalë shumë mirë. Ne kuptuam që investimi në infrastrukturë dhe teknologji ishin të domosdoshme, ndaj nuk ngurruam të instalonim 20 e-gates, të cilat shkurtuan radhët në kalimin e kufirit. Gjithashtu, instaluam skanerat e teknologjisë së fundit nga Rapiscan, duke lehtësuar ndjeshëm radhët në kontrollet e sigurisë. Kjo erdhi edhe me rrijten e stafit si edhe trajnimet e tyre në kohë rekord. Të gjitha këto hapa na ndihmuan që të ishim gati të përballonim sfidën e muajve të pikut.

 

Vlen të thkesohet se Shqipëria është kthyer në një destinacion turistik edhe si rrjedhojë e rritjes së volumit të aktivitetit të Aeroportit. Kjo rritje erdhi pas marrëveshjeve me kompanitë e linjave low-cost dhe prezenca e Tiranës si destinacion në listat e këtyre linjave, është marketingu më i vlefshëm dhe konkret që mund t’i bëhet një vendi. 

 

Çmimet e biletave ajrore kanë shënuar rritje në 2023 në raport me periudhat e mëparshme, kur zbritën deri në 20 euro për një drejtim. Pse ndodhi kjo dhe si pritet të vijojë tendenca në të ardhmen?

 

Krizat globale që sollën rritjen e çmimeve të karburantit u reflektua në rritjen e çmimeve të pothuajse gjithçkaje, në të gjithë botën. Këtu nuk bëri përjashtim as industria e aviacionit për të cilën karburanti është një kosto e madhe. Megjithatë, Shqipëria, për fat të mirë, ka ruajtur çmime mjaft më të ulëta se niveli global i rritjes së çmimeve. Në krahasim me aeroportet e rajonit, çmimi mesatar i biletave për Tiranën është 30% më ulët, pavarësisht se kërkesa dhe numri i pasagjerëve në aeroportin e Tiranës është dyfish mbi numrin e aeroporteve të Ballkanit perëndimor, pa përfshirë Beogradin. 

 

Konkurenca e shtuar në TIA, besoj se do të ndikojë në ruajtjen e çmimeve në nivele më të ulëta dhe të përballueshme për qytetarët e Shqipërisë si edhe për të huajt. Mendoj fort se çmimet e ulëta dhe destinacionet e shumta janë ato që ndikuan më shumë në shtimin e turizmit këtë vit. 

 

 

Sa problem është bërë për ju gjetja e fuqisë punëtore të kualifikuar dhe si po e zgjidhni (nëse keni) problematikën e mungesës së personelit?

 

Aeroporti i Tiranës është një entitet që ka patur vazhdimisht stafe të kualifikuara. Gjithashtu, politikat e grupit dhe të vetë TIA-s për punësimin janë shumë të mira ndaj, TIA është kompani shumë tërheqëse për punësim. Procesi i rekrutimit është modern dhe gjithëpërfshirës, me paketa financiare që janë rishikuar 3 herë nga Grupi Kastrati, që nga koha që e kemi marr në dorëzim, duke ndikuar pozitivisht. Gjithashtu, ne ofrojmë trajnime të velfshme për stafin dhe kjo bën që të kemi qendrushmëri. 

 

Cilat janë disa nga planet e aeroportit për të ardhmen?

 

Grupi Kastrati ka shumë plane ambicioze për Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës dhe jam i lumtur t’ia bëj me dije edhe publikut, nëpërmjet kësaj interviste. 

Do ta filloja me një lajm që ngjall shumë interes dhe ngjan si një ëndërr që ne po punojmë për ta bërë realitet, lidhja direkte me Amerikën e Veriut. Në muajin dhjetor nisim projektin për zgjatimin dhe riveshjen e pistës, e cila pritet të mbarojë në verë të vitit 2025, kur aeroporti do të jetë gati të mirëpresë avionët e mëdhenj transoqeanik. 

 

Linja e parë që planifikohet të vendoset do të jetë Tiranë – New York dhe së shpejti pas saj, do të vijohet me pasurimin e linjave të tjera drejt SHBA dhe pse jo, edhe drejt Kanadasë. Lidhja e drejëpërdrejtë me Amerikën do të ndikojë shumë në rritjen e turizmit edhe nga vizitorë përtej Atlantikut, por më e rëndësishmja, do të lehtësojë shumë vizitat e diasporës shqiptare në vendin e tyre. Entuziami që kemi marrë prej shqiptarëve në Amerikë për këtë plan, na e ka kthyer në një mision realizimin e kësaj ëndrre disa-vjeçare. 

 

Me Aviacionin Civil po punojmë paralelisht për të marrë aprovimin nga FAA, që Tirana të bëhet mënëfund pjesë e aroporteve One Stop Security, që do të thotë që kur udhëtarët fluturojnë nga Tirana drejt një vendi tjetër, nuk do kenë nevojë të kryejnë përsëri kontrolle në aeroportet e tjera tranzit. 

 

Gjithashtu, me përfundimin e terminalit të ri, ka hapësira për të shtuar edhe mjedise të tjera relaksi, me qëllim që të përmirësojmë përvojën e udhëtarëve, në TIA. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, ka si synim që të ofrojë përvojë ekselente për udhëtarët e huaj dhe vendas, përmes përmirësimeve të vazhdueshme në teknologji dhe infrastrukturë. 

 

 

Drejt ndërtimit është aeroporti ndërkombëtar i Vlorës. Si pritet që të ndikojë fillimi i funksionimit të tij në aktivitetin e TIA?

 

Ndërtimi i aeroportit të Vlorës do të jetë një zhvillim i mëtejshëm në industrinë e aviacionit dhe atë të turizmit. Ai është një kontribut i çmuar që i shtohet përpjekjeve tona për të çuar Shqipërinë në nivele ndërkombëtare. Nisja e fluturimeve nga dhe drejt Vlorës do të shtojë fluksin e vizitorëve në Shqipëri, dhe për rrjedhojë ndikon pozitivisht edhe për Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës. Fokusi kryesor i këtyre aeroporteve do të jetë rritja dhe përmirësimi i tregut në përgjithësi, duke shtuar kapacitetet në vend. 

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Fluturoni me mendje të qetë

Shijoni fluturimin tuaj dhe zbuloni ofertat dhe promocionet më të fundit nga partnerët tanë.

Rent Point Albania

Super çmime për makina me qera! Shijoni udhëtimin tuaj në maksimum.

Mësoni më shumë

Air Albania

Ne ju sjellim më afër destinacioneve më të dashura të Evropës.

Mësoni më shumë

Regjistrohu në buletinin tonë

Ofertat e zgjedhura për pushime, frymëzimin dhe këshillat më të fundit të udhëtimit, direkt në kutinë tuaj hyrëse.