Air Carbon Acredited

Hape videon e plotë me zë

Progres drejt një të ardhme më të mirë

Optimizimi i akredituar i karbonit të ajrit

  • 1. Certifikimi për Nivelin 3 të Programit të Akreditimit të Karbonit të Aeroportit

    Tirana International Airport (TIA) është certifikuar në Nivelin 3 - Optimizimi nga programi i Akreditimit të Karbonit të Aeroportit, duke demonstruar angazhimin e tij për reduktimin e emetimeve të karbonit dhe qëndrueshmërinë mjedisore.

  • 2. Investimet në energjinë e rinovueshme dhe reduktimin e karbonit

    Aeroporti ka investuar rreth 5 milionë euro për të minimizuar ndikimin mjedisor, duke përfshirë instalimin e paneleve diellore, kalimin në ndriçimin LED dhe zëvendësimin e flotës së tij të trajtimit tokësor me automjete elektrike.

  • 3. Angazhimi i palëve të interesuara për qëllimet mjedisore

    TIA po angazhohet me aktorët kryesorë, duke përfshirë linjat ajrore, autoritetet lokale dhe bizneset e aeroportit, për të ndërmarrë nisma të përbashkëta për të reduktuar mbetjet dhe ndikimin e karbonit.

2.4 MWP Investim

Hape videon e plotë me zë

Njoftim për Shtyp

20 Janar 2025 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) është çertifikuar me Nivelin 3-Optimizim, nga programi i Akreditimit të Karbonit të Aeroporteve; i vetmi program i miratuar institucionalisht që drejtohet nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve.

Ndryshimet klimatike janë tashmë një sfidë për të gjitha industritë në botë dhe qëllimi për të minimizuar impaktin mjedisor është kthyer në një mision madhor. Industria e aviacionit ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të promovuar politika që nxisin një sistem më miqësor për mjedisin, që monitorohen nga institucione të sektorit të aviacionit. TIA ka qenë vazhdimisht pjesë e këtyre nismave për reduktimin e emetimeve dhe ky çertifikim nga programi i Akreditimit të Karbonit, është një motivim i madh për të vijuar me hapa edhe më të mëdhenj.

Ky çertifikim vjen pas një procesi të gjatë monitorimi nga palë të treta të pavaruara me ekspertizën e duhur për të vlerësuar planifikimin dhe zbatimin e aktiviteteve të nevojshme për të arritur reduktimin e ndikimit negativ në mjedis.

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës janë investuar mbi 5 milionë euro nga

Kastrati Group, në drejtim të projekteve për zhvillim të qëndrueshëm dhe uljen e ndikimit negativ në mjedis:

- Instalimi dhe operimi i një paneli për energjinë diellore në ndërtesën e aeroportit që ka prodhuar 5700 MW duke reduktuar nevojat për përdorim të energjisë jo të rinovueshme.

- I gjithë ndriçimi në terminal është zëvendësuar me ndriçim Led në vend të atij halogjen duke reduktuar konsumin e nevojshëm të energjisë me 50%

- Sasia e reduktuar e karbonit për shkak të përdorimit të energjisë së rinovueshme gjatë viteve 2023-2024 është 4 443 ton; e përkthyer në 155 497 pemë të ruajtura.

- Mjetet motorrike të aktiviteteve mbështetëse të aviacionit janë duke u zëvendësuar me mjete elektrike, të cilat kanë 0 mbetje karboni.

Me arritjen e Nivelit 3 të Optimizimit, TIA shkon një hap përtej. Ky nivel shënon jo vetëm përpjekjet individuale të aeroportit për të reduktuar ndikimin në mjedis, por edhe angazhimin e të gjitha grupeve të interesit për të njëjtin qëllim.

Eriola Tola, Drejtuese për Infrastrukturën dhe Mjedisin në aeroportin e Tiranës u shpreh: “Ky çertifikim shënon një tjetër arritje në rrugëtimin tonë drejt emetimit NET 0 dhe i shton vlerë punës së bërë pëmes strategjisë sonë për zhvillim të ëndrueshëm.

Skuadra drejtuese e aeroportit është e qartë për ndikimin që operacionet tona kanë në mjedisin lokal, rajonal dhe atë global. Kemi ndërtuar një plan të qartë për

identifikimin e gjithë grupeve të interesit në aeroport dhe i kemi klasifikuar sipas nivelit të ndikimit të tyre në mjedis dhe emetimin e karbonit. Këtu përfshihen, linjat

ajrore partnere, autoritetet vendase, partnerët tregtarë që punojnë në aeroport, punonjësit, etj. Qëllimi ynë është angazhimi i tyre në iniciativa të përbashkëta për

reduktimin e mbetjeve negative. Programi ynë inkurajon një vizion të përbashkët dhe përkushtim për politikat mjedisore”.

Grupi Kastrati ka përgëzuar skuadrën e aeroportit për këtë arritje. Praktikat e grupit kanë në fokus mjedisin dhe politika të standartizuara europiane. Grupi Kastrati ka projekte ambicioze për prodhimin e energjisë së rinovueshme të cilat do të ndikojnë jo vetëm aeroportin por edhe të gjitha kompanitë e grupit dhe pse jo, edhe

Shqipërinë. Të gjitha investimet e grupit udhëhiqen nga parimi i risisë dhe qëndrueshmërisë.

Olivier Jankovec, Drejtor i Përgjithshëm i Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve të Evropës, u shpreh “ Urime Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës për arritjen e Nivelit 3, Optimizim në Akreditimin e Karbonit për Aeroportet! Niveli 3 shënon një arritje të rëndësishme në ecuri dhe pjekuri në rrugën drejt reduktimit të emetimit të karbonit. Përgëzime të gjithë skuadrës dhe pres me padurim të festojmë arritje të tjera në rrugën drejt emetimit NET 0.”

Investimet në drejtimin mjedisor janë në vazhdimësi dhe pritet që shumë shpejt TIA të përfundojë instalimin dhe vendosjen në punë të një ferme diellore; nga më të mëdhatë në Evropë që do mundësojë, 50MWp energji të prodhuar. Ky investim do e rendisë aeroportin e Tiranës ndër aeroportet e paktë në Evropë që arrin nivelin NET 0 të emetimit të karbonit brenda vitit 2030.


Për Tirana International Airport në lidhje me Zhvillimin e Qëndrueshëm.

TIA Environmental Management

Për Programin e Akreditimit të Karbonit në Aeroporte: 

Home - Airport Carbon Accreditation

Për Zotimin NET0 të Aeroporteve: 

Airports committed to Net Zero


Fluturoni me mendje të qetë

Shijoni fluturimin tuaj dhe zbuloni ofertat dhe promocionet më të fundit nga partnerët tanë.

Rent Point Albania

Super çmime për makina me qera! Shijoni udhëtimin tuaj në maksimum.

Mësoni më shumë

Air Albania

Ne ju sjellim më afër destinacioneve më të dashura të Evropës.

Mësoni më shumë

Regjistrohu në buletinin tonë

Ofertat e zgjedhura për pushime, frymëzimin dhe këshillat më të fundit të udhëtimit, direkt në kutinë tuaj hyrëse.