Ndani këtë informacion.
Reklamimi në Aeroportin Ndërkombëtar Nënë Tereza është zgjedhja ideale për biznesin tuaj!
Prej shumë vitesh operimi, TIA është bërë destinacioni kryesor për reklamim, falë shikueshmërisë dhe audiencës
së gjërë ndërkombëtare.
Më shumë se 60 hapësira reklamimi dhe mundësi të veçanta!
Aeroporti Ndërkombëtar I Tiranës “Nënë Tereza” ofron një mjedis premium për bizneset që të
prezantojnë dhe reklamojnë markat dhe kompanitë e tyre.
Falë platformave tona dixhitale dhe statike, kompanitë mund të arrijnë target grupet e synuara si në
asnjë vend tjetër, duke nisur nga udhëtarët e biznesit, pushuesit, blerësit e luksit, turistët, shoqëruesit e udhëtarëve, etj.
Pasagjerët janë po aq të ndryshëm sa dhe destinacionet e tyre, duke e bërë aeroportin një mundësi të jashtëzakonshme
që reklamat tuaja B2B dhe B2C të arrijnë suksesin e dëshiruar.
Vendndodhjet e hapësirave reklamuese janë të pozicionuara në mënyrë strategjike në zona me trafik të lartë, si holli kryesor,
zona e mbërritjeve, nisjeve, kontrollit të pasaportave dhe hapësirat e jashtme të Aeroportit
Pothuajse të gjithë pasagjerët në aeroport shfrytëzojnë kohën e pritjes për të parë përreth,
për të konsumuar ushqim dhe për t’u relaksuar, duke i bërë ata me tepër të vëmendshëm ndaj mesazheve reklamuese.
Përveç kësaj, reklamimi në aeroport perceptohet veçanërisht si më tërheqës krahasuar me mediat e tjera të komunikimit.
Gati për të rritur biznesin tuaj në nivele më të larta?
Për çdo pyetje apo informacion rreth hapësirave të reklamimit në TIA, jeni të lutur të kontaktoni:
Rovena Hasa
Marketing and Sales Director
+355 692072185
Tirana International Airport, Rinas
Reklamimi në aeroport menaxhohet ekskluzivisht nga GESTALT SHPK
Website: https://www.gestalt.al/
Instagram https://www.instagram.com/gestalt.albania/
Facebook: https://www.facebook.com/profile.php?id=100088431935887
Linkedin: https://www.linkedin.com/company/gestalt-albania/?viewAsMember=true
Ndani këtë informacion.
Më poshtë do të gjeni një përmbledhje të njoftimeve për shtyp dhe publikimeve tona më të fundit të publikuara që shërbejnë për të informuar publikun në mënyrën më të saktë dhe transparente.
Shijoni fluturimin tuaj dhe zbuloni ofertat dhe promocionet më të fundit nga partnerët tanë.
Një hapësirë e krijuar për ata që kërkojnë një moment paqeje, rehatie dhe shije unike.
Mësoni më shumë
Ofertat e zgjedhura për pushime, frymëzimin dhe këshillat më të fundit të udhëtimit, direkt në kutinë tuaj hyrëse.
© 2022 Tirana International Airport. All Rights Reserved.
Design & Programming by codify.al