Ndani këtë informacion.
Ju lutem konsultohuni me linjat ajrore përkatëse për sendet të cilat ndalohen në bordin e avionit. Një listë e artikujve të tillë përfshin:
• thika
• gërshërë
• makina rroje
• set për thonjtë
• shkopa beisbolli
• set golfi
Në përputhje me Direktivën e Bashkimit Evropian, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës zbaton rregullat e sigurisë të cilat kufizojnë sasinë e lëngjeve që duhet të kalojnë në pikat e kontrollit. Në këtë mënyrë, pasagjerëve ju lejohet të marrin me vete në çantat e dorës vetëm një sasi të kufizuar lëngjesh. Këto lëngje duhet të jenë të paketuara dhe secili prej tyre nuk duhet ta kalojë sasinë prej 100 mililitrash.
Të gjithë artikujt me përmbajtje lëngu duhet të jenë të mbështjellë me qese transparente që mund të hapet e rimbyllet, dhe çdo pasagjer lejohet të marrë me vete jo më shumë se një litër lëngje. Këto rregulla janë vetëm për çantat e dorës dhe nuk ka asnjë problem nëse këto produkte janë paketuar në bagazhet e mëdha.
Objekt kontrolli janë: uji dhe lëngjet e tjera, supa, shurupi, kremra, locione dhe vaj, parfume, sprajt, xhel (ku përfshihet xheli për flokë dhe për dush), produktet e presuara (ku përfshihen pasta e rrojës, shkuma të tjera dhe deodorantë), pastë dhëmbësh, përzierje lëngjesh, rimeli si dhe çdo artikull tjetër me përmbajtje të ngjashme.
Në lidhje me bagazhet mbipeshë ose jashtë përmasave të lejuara, çdo kompani ajrore ka limitet e saj, kështu që për informacion, të interesuarit duhet të vizitojnë faqet zyrtare të kompanisë airore me të cilën duan të udhëtojnë.
Ndani këtë informacion.
Më poshtë do të gjeni një përmbledhje të njoftimeve për shtyp dhe publikimeve tona më të fundit të publikuara që shërbejnë për të informuar publikun në mënyrën më të saktë dhe transparente.
Shijoni fluturimin tuaj dhe zbuloni ofertat dhe promocionet më të fundit nga partnerët tanë.
Super çmime për makina me qera! Shijoni udhëtimin tuaj në maksimum.
Mësoni më shumëOfertat e zgjedhura për pushime, frymëzimin dhe këshillat më të fundit të udhëtimit, direkt në kutinë tuaj hyrëse.
© 2022 Tirana International Airport. All Rights Reserved.
Design & Programming by codify.al