
Ndani këtë informacion.
Përmes kompanisë ajrore
Njoftoni kompaninë ajrore ose agjentin tuaj të udhëtimit paraprakisht, idealisht në momentin e rezervimit të biletës ose të paktën 48 orë para udhëtimit, për t’i informuar që do të keni nevojë për asistencë gjatë udhëtimit.
Ju lutemi të njoftoni linjën tuaj ajrore të paktën 48 orë para udhëtimit nëse do të udhëtoni me qen ndihmës ose me pajisjen tuaj të lëvizshmërisë (karrige me rrota, karrige elektrike etj).
Çdo linjë ajrore në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës mund të ketë rregulla dhe udhëzime të ndryshme në lidhje me rezervimin e asistencës speciale. Pasagjerëve u këshillohet të kontaktojnë linjën e tyre ajrore për më shumë informacion para udhëtimit. Për kontaktet e linjave ajrore që operojnë në Shqipëri ju lutemi klikoni këtu.
Kompania ajrore do të njoftojë më pas TIA-n për të marrë masat e duhura dhe për të siguruar ndihmën e nevojshme. Pasagjerëve u rekomandohet gjithmonë të rezervojnë asistencën sa më herët të jetë e mundur. Mosrezervimi në kohën e duhur mund të shkaktojë vonesa dhe mund të rrezikojë imbarkimin.
Megjithatë, nëse nuk e keni rezervuar asistencën paraprakisht, ne do të bëjmë çdo përpjekje të arsyeshme për t’ju ndihmuar ditën e udhëtimit.
Njoftoni Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës duke:
Mbërrini në aeroport të paktën 2.5 orë përpara nisjes.
Ne duam të sigurohemi që pasagjerët të kenë kohë të mjaftueshme për të kaluar kontrollin e sigurisë dhe për të arritur në portën e tyre të imbarkimit, si dhe dhe gjithashtu të kenë pak kohë shtesë në rast se ndodh ndonjë situatë e papritur.
Sapo të mbërrini në aeroport kërkoni ndihmën e nevojshme sipas mënyrave të shpjeguara më lart.
Ju mund të keni nevojë për më shumë kohë nëse nuk e keni ende kartën e imbarkimit ose nëse keni bagazhe/pajisje për të regjistruar. Nëse keni nevojë për ndihmë me ndonjë nga këto pika, ose me të gjitha, ju lutemi planifikoni më shumë kohë në mënyrë që të mund t’ju ndihmojmë sa më mirë të jetë e mundur.
Pikat e qëndrimit janë zona të dedikuara për ju në mbërritje në terminal dhe në nisje pranë portës së imbarkimit. Ato janë lehtësisht të arritshme dhe të identifikueshme përmes tabelave të veçanta.
Gjithsesi, stafi i ndihmës do t’ju shoqërojë gjithmonë në të gjitha pikat e përcaktuara për qëndrim.
Ne ofrojmë hapësira të gjera parkimi për persona me aftësi të kufizuara për të lehtësuar sa më shumë zbritjen nga automjeti. Ju lutemi ndiqni sinjalistikën për zonat përkatëse në parkingjet tona (Parkingu P1).
Çmimet janë të shfaqura qartë në hyrje të zonave të parkimit dhe mund të kontrollohen në faqen zyrtare të aeroportit duke klikuar këtu.
Shërbimi është për Pasagjerët me Lëvizshmëri të Kufizuar (Persons with Reduced Mobility- PRM) për shkak të:
Asistencë e specializuar (Për nevoja të veçanta)
Ndani këtë informacion.
Më poshtë do të gjeni një përmbledhje të njoftimeve për shtyp dhe publikimeve tona më të fundit të publikuara që shërbejnë për të informuar publikun në mënyrën më të saktë dhe transparente.
Shijoni fluturimin tuaj dhe zbuloni ofertat dhe promocionet më të fundit nga partnerët tanë.
Super çmime për makina me qera! Shijoni udhëtimin tuaj në maksimum.
Mësoni më shumëOfertat e zgjedhura për pushime, frymëzimin dhe këshillat më të fundit të udhëtimit, direkt në kutinë tuaj hyrëse.
© 2022 Tirana International Airport. All Rights Reserved.
Design & Programming by codify.al