Informacione të rëndësishme për Pasagjerët

Njoftime dhe informacione për pasagjerët

Përmbajtja

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Njoftime

Për shkak të numrit të madh të pasagjerëve, ju këshillojmë të mbërrini në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës të paktën 3 orë përpara nisjes së fluturimit tuaj të planifikuar. Kjo do të sigurojë kohë të mjaftueshme për check-in, procedurat e sigurisë dhe hapat e tjerë të nevojshëm për një përvojë të qetë udhëtimi. Faleminderit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin. Udhëtim të mbarë!


Informacione të rëndësishme


Shmangni rradhën

Nëse keni kartën e imbarkimit të printuar dhe keni vetëm bagazh dore, jeni thuajse gati. Drejtohuni direkt për në kontrollin e sigurisë.


Vetëshërbim për kartën e imbarkimit (iPort)

Kioska e vetëshërbimit ju ofron mundësinë për të vetëshkarkuar dhe printuar kartën e imbarkimit (boarding pass) për fluturimet tuaja, pa qenë nevoja të shkoni pranë banakut të pranimit.

Nëse keni bërë check-in online mund të përdorni këto kioska për të printuar shpejt kartën tuaj të imbarkimit.

Linjat ajrore që mundësojnë këtë shërbim përfshijnë:

  • Eurowings
  • Transavia
  • Ryanair (me kioskat e tyre të dedikuara).

Nëse nuk keni bagazh per të dorëzuar, mjafton të printoni kartën tuaj të imbarkimit dhe drejtohuni për në kontrollin e sigurisë.

Vendodhja:

Ryan Air – në sallen e Pranimeve A,

Eurowings, Transavia dhe Wizzair – pranë pikës së informacionit në hyrjen kryesore.


Shërbimi “Pranim i Përbashkët” – Ryanair

Për një proces të thjeshtë dhe të shpejtë mund te drejtoheni në banakët tanë të pranimit në sallen A numrat A, B, 1 dhe 2 të hapura 24/7.

Shërbimi ofrohet pamvarësisht orarit deri në 45 minuta para imbarkimit:


  1. Check-in dhe marrjen e kartës së imbarkimit
  2. Printimin e kartës së imbarkimit.
  3. Pyetje mbi fluturimin ose rezervimin e tyre.
  4. Zgjidhjen e problemeve me dokumentacionin
  5. Dorëzimin e bagazheve

 

Shërbimi “Pranim i Përbashkët” – WizzAir

Për një proces të thjeshtë dhe të shpejtë mund te drejtoheni në banakët tanë të pranimit në sallën B numrat 14-24, të hapura 24/7.

Shërbimi ofrohet pamvarësisht orarit deri në 45 minuta para imbarkimit:


  1. Check-in dhe marrjen e kartës së imbarkimit
  2. Printimin e kartës së imbarkimit.
  3. Pyetje mbi fluturimin ose rezervimin e tyre.
  4. Zgjidhjen e problemeve me dokumentacionin
  5. Dorëzimin e bagazheve


Shërbimi “Pranim i Përbashkët” – Lufthansa Group (LHR)

Për një proces të thjeshtë dhe të shpejtë mund te drejtoheni në banakët tanë të pranimit në sallen B numrat 14-24, të hapura 24/7.

Shërbimi ofrohet pamvarësisht orarit deri në 45 minuta para imbarkimit:


  1. Check-in dhe marrjen e kartës së imbarkimit
  2. Printimin e kartës së imbarkimit.
  3. Pyetje mbi fluturimin ose rezervimin e tyre.
  4. Zgjidhjen e problemeve me dokumentacionin
  5. Dorëzimin e bagazheve 

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Fluturoni me mendje të qetë

Shijoni fluturimin tuaj dhe zbuloni ofertat dhe promocionet më të fundit nga partnerët tanë.

Rent Point Albania

Super çmime për makina me qera! Shijoni udhëtimin tuaj në maksimum.

Mësoni më shumë

Air Albania

Ne ju sjellim më afër destinacioneve më të dashura të Evropës.

Mësoni më shumë

Regjistrohu në buletinin tonë

Ofertat e zgjedhura për pushime, frymëzimin dhe këshillat më të fundit të udhëtimit, direkt në kutinë tuaj hyrëse.