Pasagjerë dhe të ftuar

Të drejtat e pasagjerëve

Përmbajtja

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Ju është mohuar imbarkimi?

Anulim fluturimi? Vonesa të gjata?

Ka humbur bagazhi?


Në shkurt të vitit 2005, hyri në fuqi rregullorja e BE 261/2004. Kjo rregullore përcakton rregullat e përbashkëta mbi kompensimin dhe asistencën e pasagjerëve në situata të caktuara. Ky legjislacion zbatohet për pasagjerët të cilët janë duke u nisur nga aeroporte që ndodhen brenda territorit të një Shteti Anëtar dhe të gjithë ata që vijnë në aeroporte të tilla nga një vend i tretë, ku fluturimi operohet nga një linjë e BE-së.

 

Të drejtat tuaja si pasagjerë përfshijnë:

- të drejtën e informimit;

- të drejtën për rimbursim ose rishikim itinerari, nëse fluturimi juaj është anuluar ose ju është mohuar imbarkimi, të drejtën për rimbursim nëse fluturimi juaj është me vonesë pesë orë ose më shumë;

- të drejtën për ndihmë dhe, në rrethana të caktuara, të drejtën për kompensim në rast të anulimit apo vonesave të gjata të fluturimit si dhe në rastet e mohimit të imbarkimit;

- të drejtën për t'u ankuar dhe për të kërkuar zhdëmtim;

- të drejtën për të udhëtuar në të njëjtat kushte si qytetarët e tjerë, nëse ju keni aftësi të kufizuara apo lëvizje të reduktuar.


Personat me aftësi të kufizuar dhe/ose lëvizshmëri të reduktuar

Personat me aftësi të kufizuara dhe/ose lëvizshmëri të reduktuar janë të mbrojtur nga diskriminimi gjatë rezervimit apo imbarkimit. Ata gjithashtu kanë të drejtë të marrin ndihmë në aeroport (gjatë nisjes, mbërritjes si dhe në tranzit) si dhe në bord të avionit. Për të lehtësuar dhënien e ndihmës së nevojshme, rekomandohet të paralajmërohet për nevojat përkatëse).

Mohim imbarkimi

Kur pasagjerit i mohohet e drejta e imbarkimit në një fluturim, linja ajrore është e detyruar më parë të kërkojnë vullnetarë të cilët mund të heqin dorë nga bileta e tyre në shkëmbim të disa përfitimeve. Përveç kësaj, linja ajrore duhet t'u ofrojë vullnetarëve zgjedhjen midis një rimbursimi të plotë apo një itinerari të ri.

Ju mund të fitoni të drejtën e kompesimit midis 125 € dhe 600 €, shumë e cila varet nga distanca e fluturimit apo vonesat si pasojë e ndryshimit të itinerarit. Në rastet ku vullnetarët zgjedhin ndryshim itinerari, linjat ajrore duhet gjithashtu të ofrojnë ndihmë nëse pasagjerëve u nevojitet transport nga aeroporti drejt vendit të strehimit.


Anulim fluturimi

Ju keni të drejtën e kompensimit me të njëjtën masë me atë të ofruar kur ju është mohuar imbarkimi, nëse nuk jeni informuar për anulimin të paktën 14 ditë para fluturimit, ose nëse ju është ndryshuar itinerari shumë pranë fluturimit, ose nëse linja ajrore mund të provojë se anulimi është shkaktuar nga rrethana të jashtëzakonshme. Përveç kësaj linja ajrore duhet t'ju ofrojë një zgjedhje midis

- rimbursimit të biletës tuaj brenda shtatë ditëve;

- ndryshim itinerari duke ruajtur destinacionin tuaj final dhe kushte të ngjashme fillestare;

dhe nëse është e nevojshme, përkujdesje (telefonata, pije, ushqim, strehim, transportit për në vendin e strehimit).


Vonesa të gjata

Në raste të tilla ju lind e drejta për t'u kërkuar linjave ajrore telefonata, pije freskuese, ushqime, strehim e transport për në vendin e strehimit, nëse vonesa është

- dy orë ose më shumë për fluturime 1500 km ose më pak;

- tre orë ose më shumë për fluturime brenda shteteve të Bashkimit Evropian, ose për fluturime të tjera midis 1500 km dhe 3000 km;

- katër orë ose më shumë për fluturimet e mbi 3500 km jashtë Bashkimit Evropian.

Në qoftë se vonesa është më shumë se pesë orë, dhe ju vendosni të mos vazhdoni fluturimin tuaj, ju keni të drejtë gjithashtu të kërkoni rimbursim për biletën tuaj dhe t'ju kthejnë mbrapsht në vendin ku keni nisur udhëtimin.

Nëse ju arrini në destinacionin tuaj final me një vonesë prej tre orësh apo më shumë, ju mund t'ju lindi e drejta për kompensim të njëjtë me atë të ofruar në rastet e anulimit të fluturimit, në rast se linja ajrore e ka të pamundur të vërtetojë se vonesa u shkaktua nga rrethana të jashtëzakonshme. Përveç kësaj, linjat ajrore mund të mbeten përgjegjëse për dëmet që rezultojnë nga vonesat në fluturime.


Bagazhi

Nëse bagazhi juaj ka humbur, është dëmtuar apo vonuar, ju mund t'ju lindë e drejta për kompensim për një shumë maksimale prej rreth 1220 €. Megjithatë, linjat ajrore nuk do të konsiderohen përgjegjëse në qoftë se ato kanë marrë të gjitha masat e arsyeshme për të shmangur dëmet ose nëse ka qenë e pamundur të merren masa të tilla.

Për bagazhet e dëmtuara, ju duhet t’i parashtroni një kërkesë linjës ajrore brenda shtatë ditëve nga marrja e valixhes suaj. Në rast vonese të bagazheve, afati shtyhet në një maksimum prej 21 ditësh.


Pushime paketë

Organizatorët dhe shitësit e paketave të pushime janë të detyruar të ofrojnë informacion të saktë dhe të plotë për paketën e rezervuar të pushimeve. Ata janë të detyruar të zbatojnë kushtet kontraktuale dhe të mbrojnë pasagjerët në rast falimentimi.


Si duhet të veprosh në rast se beson se janë shkelur të drejtat e tua si pasagjer?

Në rast të mosrespektimit të të drejtave të tua:

- Ju duhet të kontaktoni fillimisht kompaninë ajrore ose - për probleme lidhur me personat me lëvizshmëri të reduktuar - aeroportin.

- Nëse ju nuk jeni të kënaqur me përgjigjet e tyre, ju mund t’i drejtoni një ankesë Autoritetit të Aviacionit Civil, i cili është organi përgjegjës për të garantuar respektimin e të drejtave të pasagjerit në Shqipëri.

Kontaktoni Autoritetin e Aviacionit Civil në:

Tel: +355 42 251 220 / Fax: +355 4 222 39 69 /[email protected]

Adresa: Rr. “Sulejman Delvina”, P.O Box 205 Tiranë, Shqipëri 

Nëse ndodheni në territorin e Bashkimit Evropian, ju lutemi të kontaktoni me Autoritetet Kompetente të Zbatimit të Ligjit. Të dhëna të plota mund të gjenden në faqen e internetit të Komisionit Evropian: http://ec.europa.eu/transport/passengers/air/prm_en.htm

Shënim: Ankesat në parim, duhet të drejtohen në vendin ku ndodh incidenti.

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Fluturoni me mendje të qetë

Shijoni fluturimin tuaj dhe zbuloni ofertat dhe promocionet më të fundit nga partnerët tanë.

Rent Point Albania

Super çmime për makina me qera! Shijoni udhëtimin tuaj në maksimum.

Mësoni më shumë

Air Albania

Ne ju sjellim më afër destinacioneve më të dashura të Evropës.

Mësoni më shumë

Regjistrohu në buletinin tonë

Ofertat e zgjedhura për pushime, frymëzimin dhe këshillat më të fundit të udhëtimit, direkt në kutinë tuaj hyrëse.