TIA travel
Zbuloni botën me TIA Travel
Ndani këtë informacion.
Tiranë, 09 Korrik 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) priti sot fluturimin inaugurues të Chair Airlines, duke shënuar dhe nisjen e operimeve të saj në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.
Linja e re direkte mes Zyrihut dhe Tiranës do të operojë tre ditë në javë, çdo të martë, të enjte dhe të shtunë, duke ofruar më shumë mundësi udhëtimi për pasagjerët që udhëtojnë mes Shqipërisë dhe Zvicrës.

Për të shënuar këtë moment, fluturimi i parë u mirëprit në TIA me një ceremoni tradicionale dhe simbolike për të festuar nisjen e këtij bashkëpunimi.
Chair Airlines është një kompani ajrore zvicerane e fluturimeve turistike me bazë në Cyrih, e cila operon me një flotë moderne avionësh Airbus A319 dhe A320. Me shtimin e Tiranës në rrjet, kompania zgjeron praninë e saj në Ballkan dhe u ofron pasagjerëve një tjetër mundësi fluturimi direkt mes Zvicrës dhe Shqipërisë.
“Kjo linjë e re përfaqëson një tjetër hap të rëndësishëm në zgjerimin e lidhjeve ajrore të Shqipërisë me Europën dhe pasqyron kërkesën në rritje për udhëtime mes Tiranës dhe Zyrihut. Jemi të kënaqur të mirëpresim Chair Airlines në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës dhe presim me padurim një bashkëpunim të suksesshëm afatgjatë.”
U shpreh – Piervittorio Farabbi, Drejtor Operacional i Tirana International Airport.

“Nisja e linjës sonë të re Zyrih–Tiranë përfaqëson një tjetër moment të rëndësishëm në zgjerimin e vazhdueshëm të rrjetit tonë. Shqipëria është një treg gjithnjë e më i rëndësishëm për Chair Airlines dhe kjo linjë e re u ofron pasagjerëve tanë edhe më shumë zgjedhje, duke forcuar njëkohësisht lidhjet e udhëtimit mes Zvicrës dhe Shqipërisë. Jemi të lumtur ta inaugurojmë këtë linjë së bashku me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës dhe presim me kënaqësi ta shohim këtë linjë të zhvillohet në vitet në vijim.”
Shpend Ibrahimi, Drejtor Ekzekutiv, Chair Airlines
Me ardhjen e Chair Airlines, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon të zgjerojë rrjetin e partnerëve ajrorë dhe të ofrojë gjithnjë e më shumë mundësi udhëtimi për pasagjerët, duke forcuar pozicionin e Tiranës si një nga nyjet ajrore me dinamike në rajon.

Ndani këtë informacion.
Më poshtë do të gjeni një përmbledhje të njoftimeve për shtyp dhe publikimeve tona më të fundit të publikuara që shërbejnë për të informuar publikun në mënyrën më të saktë dhe transparente.
Ofertat e zgjedhura për pushime, frymëzimin dhe këshillat më të fundit të udhëtimit, direkt në kutinë tuaj hyrëse.
© 2022 Tirana International Airport. All Rights Reserved.
Design & Programming by codify.al