TIA travel
Zbuloni botën me TIA Travel
Ndani këtë informacion.
Tiranë, 2 korrik 2026 - Wizz Air festoi sot dy momente të rëndësishme në historinë e saj në Shqipëri, si në tokë ashtu edhe në ajër: mirëpriti pasagjerin e 25 miliontë në vend dhe shënoi 6-vjetorin e hapjes së bazës së saj në Tiranë.
Pas një eventi festiv në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Wizz Air, Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, medias dhe influencerëve vendas, festa vazhdoi në bordin e fluturimit Tiranë - Barcelonë, ku pasagjerët u bënë pjesë e një surprize të veçantë.
Atmosfera festive vijoi edhe në bord, ku pasagjerët zbuluan “Golden Tickets” të fshehura në xhepat e sediljeve, me të cilat 25 udhëtarë fituan kupona udhëtimi. Në mesin e tyre ndodhej edhe pasagjeri simbolik i 25 miliontë i Wizz Air në Shqipëri, duke e shndërruar këtë fluturim një moment të veçantë në historinë e kompanisë.
Në kuadër të festimeve, Wizz Air i shpreh mirënjohjen të gjithë udhëtarëve duke ofruar 15% zbritje për fluturime të përzgjedhura, të prenotuara nga data 6 korrik deri më 14 dhjetor 2026, me 400,000 ulëse në dispozicion.
Festimet e sotme përkojnë edhe me 6-vjetorin e bazës së Wizz Air në Tiranë, e inauguruar në korrik të vitit 2020. Që prej asaj kohe, kompania është shndërruar në linjën ajrore lider në Shqipëri, duke mbajtur pjesën më të madhe të tregut. Sot, Wizz Air operon me 15 avionë të bazuar në Tiranë dhe një rrjet me mbi 61 linja, që lidhin Shqipërinë me 19 shtete në Evropë dhe më gjerë.

Wizz Air vijon të forcojë lidhjet ajrore të Shqipërisë me Evropën, duke zgjeruar vazhdimisht rrjetin e saj të destinacioneve. Së fundmi, kompania nisi fluturimet direkte nga Tirana drejt Palma de Mallorca dhe Alghero, duke u ofruar udhëtarëve edhe më shumë mundësi për të zbuluar disa nga destinacionet më të preferuara të Mesdheut.
"Sot nuk festojmë vetëm arritjen e shifrës prej 25 milionë pasagjerësh; festojmë çdo udhëtar që ka zgjedhur të fluturojë me Wizz Air dhe ka qenë pjesë e këtij rrugëtimi të jashtëzakonshëm," u shpreh Vera Jardan, Menaxhere e Komunikimeve Korporative në Wizz Air. "Gjatë gjashtë viteve të fundit, Shqipëria është shndërruar në një nga tregjet më të rëndësishme për Wizz Air dhe jemi krenarë që vazhdojmë të rritemi së bashku. Donim që kjo arritje të ishte më shumë sesa një ceremoni, ndaj e çuam festën në bordin e avionit dhe surprizuam pasagjerët tanë, sepse ata janë arsyeja pse jemi këtu. Dhe festimet nuk përfundojnë sot - përmes ofertës sonë speciale të përvjetorit, ftojmë edhe më shumë udhëtarë të fluturojnë me ne. Let's WIZZ!"
Piervittorio Farabbi, Drejtor Operacional i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, u shpreh: "Arritja e shifrës prej 25 milionë pasagjerësh është një moment i jashtëzakonshëm dhe një tjetër dëshmi e partneritetit të suksesshëm mes Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës dhe Wizz Air. Gjatë gjashtë viteve të fundit kemi qenë dëshmitarë të një rritjeje të jashtëzakonshme, zgjerimit të lidhjeve ajrore dhe krijimit të gjithnjë e më shumë mundësive për udhëtarët. Falë tarifave të ulëta dhe rrjetit gjithnjë në zgjerim të Wizz Air, udhëtimi ajror është bërë më i përballueshëm dhe më i aksesueshëm për një numër gjithnjë e më të madh udhëtarësh. Jemi krenarë që festojmë këtë rrugëtim së bashku dhe presim me padurim të shënojmë edhe shumë arritje të tjera në vitet që vijnë."
Si një prej partnerëve më afatgjatë të aviacionit në Shqipëri, Wizz Air vijon ta bëjë udhëtimin ajror më të aksesueshëm dhe më të përballueshëm, duke mbështetur njëkohësisht zhvillimin e turizmit, rritjen ekonomike dhe forcimin e lidhjeve ndërkombëtare të vendit. Me një rrjet destinacionesh në zgjerim, një nga flotat më të reja në Evropë dhe me investime të vazhdueshme në tregun shqiptar, Wizz Air mbetet e përkushtuar për t'u ofruar klientëve të saj akoma më shumë mundësi udhëtimi.

Rreth Wizz Air
Wizz Air operon me një flotë prej 270 avionësh Airbus A320 dhe A321. Një ekip profesionistësh të përkushtuar të aviacionit ofron shërbim cilësor dhe tarifa shumë të ulëta, duke e bërë Wizz Air zgjedhjen e preferuar të 68.6 milionë pasagjerëve në vitin 2025. Wizz Air është e listuar në Bursën e Londrës me simbolin WIZZ. Kompania është vlerësuar si “Kompania Ajrore Low-Cost Më e Qëndrueshme” për periudhën 2021–2025 nga World Finance Sustainability Awards. Në vitin 2025, Wizz Air kryesoi renditjen e linjave ajrore kryesore për emetimet, sipas analizës së kompanisë së të dhënave të aviacionit Cirium, falë përpjekjeve të saj për të reduktuar intensitetin e emetimeve. Së fundmi, kompania u shpall “Kompania Ajrore e Qëndrueshme e Vitit 2025” në ceremoninë Airline Economics Sustainability Awards Gala, të mbajtur në shtator 2025.
Për më shumë informacion:
Corporate Communications, Wizz Air Group [email protected]
V+O Communication: [email protected]
Ndiqni Wizz Air në rrjetet sociale:
Ndani këtë informacion.
Më poshtë do të gjeni një përmbledhje të njoftimeve për shtyp dhe publikimeve tona më të fundit të publikuara që shërbejnë për të informuar publikun në mënyrën më të saktë dhe transparente.
Ofertat e zgjedhura për pushime, frymëzimin dhe këshillat më të fundit të udhëtimit, direkt në kutinë tuaj hyrëse.
© 2022 Tirana International Airport. All Rights Reserved.
Design & Programming by codify.al