Informacione të rëndësishme për Pasagjerët

Njoftime dhe informacione për pasagjerët

Përmbajtja

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Njoftime

Për shkak të numrit të madh të pasagjerëve, këshillojmë të gjithë udhëtarët tanë të mbërrijnë në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës të paktën 3 orë përpara nisjes së fluturimit të tyre të planifikuar. Kjo do të sigurojë kohë të mjaftueshme për check-in, procedurat e sigurisë dhe hapa të tjerë të nevojshëm për një përvojë të qetë udhëtimi. Faleminderit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin. Udhëtime të sigurta!


Informacione të rëndësishme


Vetëshërbim për kartën e imbarkimit (iPort)

Shërbimi Iport u ofron pasagjerëve mundësinë për të vetëshkarkuar dhe printuar kartën e imbarkimit (boarding pass) për fluturimet e tyre, duke përdorur kioska të dedikuara në aeroport.

Pasagjerët që kanë bërë check-in online mund të përdorin këto kioska për të printuar shpejt kartën e tyre të imbarkimit.

Linjat ajrore që mbështesin këtë shërbim përfshijnë:

  • Wizz Air
  • Eurowings
  • Transavia
  • Ryanair (me kioskat e tyre të dedikuara).

Ky shërbim iu mundëson pasagjerëve shmangien e radhëve të gjata për të marrë kartën e imbarkimit.

Gjithashtu ai ndihmon dhe përshpejton procesin e imbarkimit, veçanërisht gjatë periudhave të ngarkuara dhe është ideal për pasagjerët që preferojnë një proces të shpejtë dhe të pavarur.


Dorëzim i bagazheve - Ryanair

Pikat e dorëzimit të bagazheve u mundësojnë pasagjerëve të dorëzojnë bagazhet e tyre pas kryerjes së check-in-it online dhe vetëetiketimit të bagazheve.


Pasagjerët që kanë printuar kartën e imbarkimit dhe kanë etiketuar bagazhet e tyre, mund t’i dorëzojnë në pika të dedikuara për Ryanair.

Në periudha normale janë të disponueshme 4 pika për dorëzimin e bagazheve. Ndërsa gjatë periudhave të pikut, numri i tyre rritet në 6 për të përballuar kërkesën e lartë.


Shpejtësi në procesin e bagazheve: Pasagjerët mund të dorëzojnë bagazhet e tyre shpejt, pa qëndruar në radhë të gjata.

Menaxhim i mirë i fluksit: Rritja e pikave në periudhat e pikut siguron që procesi të jetë sa më i shpejtë dhe efikas.

Lehtësi për pasagjerët: Redukton presionin dhe stresin e pasagjerëve gjatë fluturimeve me ngarkesë të lartë.


Common Check-In - Ryanair

Hapësirat e përbashkëta të check-in-it për Ryanair ndihmojnë pasagjerët që nuk kanë bërë check-in online ose kanë nevojë për ndihmë të mëtejshme për të përfunduar procesin.


Pasagjerët që kanë nevojë për asistencë mund të drejtohen te këto pika për:

  1. Marrjen e kartës së imbarkimit.
  2. Pyetje mbi fluturimin ose rezervimin e tyre.
  3. Zgjidhjen e problemeve me dokumentacionin.


Në periudha normale janë të disponueshme 4 pika. Ndërsa gjatë periudhave të pikut, numri i tyre rritet në 6 për të përballuar numrin e lartë të pasagjerëve.


Ndihmë për pasagjerët: Siguron që askush të mos ngelet pas në proces për shkak të mungesës së njohurive ose problemeve teknike.

Përmirësim i përvojës: Pasagjerët marrin një ndihmë të drejtpërdrejtë dhe të qetë gjatë check-in-it.

Rritja e efikasitetit: Sistemi i përbashkët ul konfuzionin dhe ndihmon në shpërndarjen e fluksit në pika të ndryshme.


Common Check-In - Lufthansa Group (LHG)

Një banak i dedikuar për check-in të përbashkët për pasagjerët që udhëtojnë me linjat ajrore të grupit Lufthansa (Lufthansa, Austrian Airlines dhe Swiss).


Në këtë banak, pasagjerët mund të:

  1. Kryejnë check-in për fluturimet e tyre.
  2. Dorëzojnë bagazhet.
  3. Marrin informacione mbi itinerarin e fluturimit.


Ky shërbim është specifik për linjat ajrore të Lufthansa Group (LHG).


Shërbim i centralizuar: Pasagjerët e LHG mund të kryejnë të gjitha proceset e nevojshme në një vend.

Përmirësim i efikasitetit: Redukton kohën e pritjes dhe u ofron pasagjerëve një përvojë më të strukturuar dhe të qetë.

Komoditet: Ideale për pasagjerët që udhëtojnë me grupe ose familje, duke i mbajtur të gjitha linjat ajrore të LHG në një vend.

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Fluturoni me mendje të qetë

Shijoni fluturimin tuaj dhe zbuloni ofertat dhe promocionet më të fundit nga partnerët tanë.

Rent Point Albania

Super çmime për makina me qera! Shijoni udhëtimin tuaj në maksimum.

Mësoni më shumë

Air Albania

Ne ju sjellim më afër destinacioneve më të dashura të Evropës.

Mësoni më shumë

Regjistrohu në buletinin tonë

Ofertat e zgjedhura për pushime, frymëzimin dhe këshillat më të fundit të udhëtimit, direkt në kutinë tuaj hyrëse.