Publikime

Wizz Air sjell avionin e katërt në TIA: Nisin fluturimet direkte nga Tirana drejt Stockholm dhe Malmö

Publikuar nga

TIA në 11 Mars 2021

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Tiranë, 11 Mars 2021: Wizz Air, linja ajrore me rritjen më të shpejtë në Europë njoftoi sot vendosjen e avionit të 4-të në bazën e saj në Tiranë. Avioni i ri do t’i bashkohet flotës së Wizz Air me bazë në Tirana International Airport (TIA) më datën 28 maj 2021, duke mundësuar fillimin e fluturimeve direkte nga TIA drejt Malmö-s dhe Stokholm-it, në Suedi. Avioni i katërt i Wizz Air do të operojë gjithashtu me fluturimet për në Ankona, Pescara, Genova dhe Romë Ciampino.

 

“TIA mirëpret avionin e katërt të Wizz Air në bazën e Tiranës. Ky zhvillim i ri na jep mundësinë për të arritur më shumë destinacione Europiane. Shpresojmë që pas periudhës së pandemisë qytetarët të mund të udhëtojnë më lirë dhe të kenë më shumë mundësi të zgjedhin qytetet evropiane për qëllime turizmi, ekonomike ose sociale”, tha Volker Wendefeuer, Drejtori i Përgjithshëm i Operimeve të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës.

 

“Sot kemi disa lajme të mrekullueshme për udhëtarët shqiptarë dhe ata që dëshirojnë të vizitojnë këtë vend të bukur. Jam i kënaqur që në më pak se një vit pas krijimit të bazës sonë në Tiranë, të njoftojmë sjelljen e avionit të 4-të në këtë bazë si dhe 6 destinacione shtesë me tarifa të ulëta që lidhin Shqipërinë me pjesën tjetër të Europës. Ekipi i Wizz Air është i përkushtuar për të zhvilluar praninë e tij në Shqipëri dhe me rrjetin tonë, me 27 linja nga Tirana, të ofrojmë mundësi udhëtimi gjithnjë e më të përballueshme ", tha George Michalopoulos, Drejtori i Përgithshëm Komercial Kryesor Tregtar i Wizz Air.

 

Wizz Air njoftoi hapjen e bazës së saj në Tiranë rreth një vit më parë duke ulur 3 avionë dhe duke shtuar pesëmbëdhjetë destinacione në rrjetin e linjës ajrore të Tiranës. Historia e Wizz Air në Shqipëri daton para katër viteve ku fluturimi i parë u ul në Prill të 2017-s nga Budapesti.

Linja ajrore ka transportuar mbi 650 mijë pasagjerë nga dhe drejt Shqipërisë që kur ka shkelur në tregun vendas. Së bashku me gjashtë itineraret të reja, sot Wizz Air do të ofrojë mbi 1,200,000 vende në rrjetin e linjës ajrore të Tiranës në 2021.

 

Biletat tashmë janë në shitje në wizzair.com dhe në aplikacionin celular të linjës ajrore me çmime që fillojnë nga 19,99 EUR *.

Publikuar nga

TIA në 11 Mars 2021

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Fluturoni me mendje të qetë

Shijoni fluturimin tuaj dhe zbuloni ofertat dhe promocionet më të fundit nga partnerët tanë.

Rent Point Albania

Super çmime për makina me qera! Shijoni udhëtimin tuaj në maksimum.

Mësoni më shumë

Air Albania

Ne ju sjellim më afër destinacioneve më të dashura të Evropës.

Mësoni më shumë

Regjistrohu në buletinin tonë

Ofertat e zgjedhura për pushime, frymëzimin dhe këshillat më të fundit të udhëtimit, direkt në kutinë tuaj hyrëse.