Publikime

Java kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave: Punonjësit e TIA-s me shenjë të kuqe në fytyrë më 30 Nëntor

Publikuar nga

TIA në 30 Nëntor 2018

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Java kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave: Punonjësit e TIA-s me shenjë të kuqe në fytyrë më 30 Nëntor

30 Nëntor 2018 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës në dritën e javës kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave, i bashkohet nismës botërore të shpallur nga Kombet e Bashkuara, me një ditë simbol ndërgjegjësimi. Ditën e premte, më 30 Nëntor 2018, i gjithë stafi i TIA-s, agjentët në shërbim të pasagjerëve, punonjësit e operacioneve, të administratës, zjarrëfikësit, menaxherët, ICTS, vendosën një shenjë të kuqe në fytyrë si thirrje ndaj njëri-tjetrit, por edhe ndaj vetes, kundër dhunës ndaj gruas, por dhe ndaj çdo forme tjetër dhune, që shkatërron jetën tonë të përbashkët.

Pavarësisht vështirësisë së matjes së saj, të dhënat e raportuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, dhe të publikuara nga INSTAT në Vjetarin Statistikor Rajonal, tregojnë se gjatë viteve 2013-2017 ka një rritje të numrit të raportimeve për dhunën në familje. Gjatë 2017-s, për çdo 10 mijë gra numëroheshin 22.7 gra të dhunuara në rang kombëtar, por statistikat nuk prezantojnë gjithë Shqipërinë, pasi heshtja ka pushtet më shumë se zëri.

“Stafi i TIA-s i është bashkuar me entuziazëm kësaj fushate të rëndësishme kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave. Shenja e kuqe në fytyrë, në portën ku kalojnë rreth 9000 pasagjerë në ditë, shpresojmë të ketë vlerën e vet të ndërgjegjësimit për ata që do ta shohin në fytyrën e kolegëve që shërbejnë, dhe që do të pyesin për të. E kuqja i jep zë heshtjes. Ky është simboli që flet në aeroport më 30 Nëntor”, thotë Arlinda çausholli, Drejtore e Komunikimit e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës.   

Aktiviteti është në vazhdën e nismës “Aeroporti je Ti” të ndërmarrë nga TIA me synimin për t’i sjellë njerëzit pranë aeroportit në një dimension tjetër, ku secili të ndjehet pjesë dhe të bashkëpunojë me të njohur dhe të panjohur që kalojnë rastësisht në TIA, për të udhëtuar dhe për t’u përshëndetur, nëpërmjet artit, krijimtarisë, arkitekturës, çështjeve sociale që na përkasin të gjithëve, dhe komunikimit të mirë. 
 

#forher

#theairportisyou

#aeroportijeti

#HearMeToo

 

 

 

Publikuar nga

TIA në 30 Nëntor 2018

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Fluturoni me mendje të qetë

Shijoni fluturimin tuaj dhe zbuloni ofertat dhe promocionet më të fundit nga partnerët tanë.

Rent Point Albania

Super çmime për makina me qera! Shijoni udhëtimin tuaj në maksimum.

Mësoni më shumë

Air Albania

Ne ju sjellim më afër destinacioneve më të dashura të Evropës.

Mësoni më shumë

Regjistrohu në buletinin tonë

Ofertat e zgjedhura për pushime, frymëzimin dhe këshillat më të fundit të udhëtimit, direkt në kutinë tuaj hyrëse.