Publikime

Tirana International Airport i uron mirëseardhjen turistëve të parë Izraelitë në bordin e Albawings

Publikuar nga

TIA në 22 Maj 2018

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Tirana International Airport i uron mirëseardhjen turistëve të parë Izraelitë në bordin e Albawings

 

 Tirana International Airport (TIA) i uron sot mirëseardhjen 130 pasagjerëve të parë nga Izraeli të cilët udhëtojnë në bordin e Albawings.

Me këtë rast, në aeroport u zhvillua një ceremoni për të shënuar fillimin e operimit të destinacionit të ri nga Tel Aviv në Tiranë.

“Tirana International Airport ka kënaqësinë të shohë progresin e bërë nga shoqëria ajrore e vendosur në Shqipëri, Albawings, e cila është themeluar në Shkurt 2015. Përveç destinacioneve të tjera, kjo shoqëri ajrore po u shërben turistëve nga Izraeli duke kontribuar kështu në rritjen e turizmit në vend,” u shpreh Dr Rolf Castro-Vasquez, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i TIA-s.

Albawings është një shoqëri ajrore me tarifa të ulëta e vendosur në Shqipëri dhe gjatë tre viteve të fundit ka shërbyer për të lidhur vendin tonë me destinacione të Evropës. Albawings është e dedikuar për të ofruar fluturimet me çmimet më ekonomike nga dhe drejt Shqipërisë.

Fluturimi me avion charter nga Izraeli është programuar çdo ditë të martë dhe shoqëria do të operojë këtë destinacion me Boeing 737 gjatë gjithë sezonit veror.

Publikuar nga

TIA në 22 Maj 2018

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Fluturoni me mendje të qetë

Shijoni fluturimin tuaj dhe zbuloni ofertat dhe promocionet më të fundit nga partnerët tanë.

Gulliv Air

Fluturoni nga Tirana në Sofje me Gulliv Air. Duke filluar nga 62 Euro.

Mësoni më shumë

Air Albania

Ne ju sjellim më afër destinacioneve më të dashura të Evropës.

Mësoni më shumë

Regjistrohu në buletinin tonë

Ofertat e zgjedhura për pushime, frymëzimin dhe këshillat më të fundit të udhëtimit, direkt në kutinë tuaj hyrëse.