Tirana International Airport (TIA) mbështet dhe do kontribuojë për Programin Social “Tungjatjeta” të drejtuar nga Organizata Ndërkombëtare World Vision për të ndihmuar fëmijët me nevoja të veçanta në fshatrat e thellë të Librazhdit.
“Nismat humanitare meritojnë vëmendjen e secilit prej nesh dhe ne do të bëjmë më të mirën për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me këtë temë,” u shpreh Dr Rolf Castro-Vasquez, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i TIA-s. “Jetojmë në kohë të shpejta prandaj ndonjëherë, harrojmë, se sa e rëndësishme është të ndalojmë për të parë çfarë po ndodh përreth nesh,” shtoi ai.
Aktualisht, të paktën 70,000 fëmijë me lloje të ndryshme paaftësish janë identifikuar në zonat e Programit të Zhvillimit të World Vision në Shqipëri ku fëmijët me aftësi ndryshe përballen me akses të kufizuar në shërbimet sociale elementare dhe në edukim si dhe me forma të ndryshme diskriminimi nga familjet e tyre, të afërmit dhe komunitetet. Më shumë se 350 fëmijë me nevoja të veçanta janë identifikuar në Bashkinë e Librazhdit.
Bazuar në këto të dhëna dhe situatën e vështirë ekonomike, sociale dhe demografike në Shqipëri, World Vision ka vendosur të iniciojë një program donacioni me synimin për të sjellë ndryshim me sa është e mundur, tek këta fëmijë dhe familjet e tyre, duke organizuar shërbime komunitare lëvizëse, mjekësore dhe sociale aty ku ata jetojnë.
çdokush mund t’i bashkohet Programit Social “Tungjatjeta” dhe të dhurojë 400 lekë në muaj që këtyre fëmijëve t’i lehtësohet disi sëmundja nëpërmjet faqes www.tungjatjeta.al, me kartë debiti apo krediti, ose nëpërmjet:
Raiffeisen Bank
Numër Llogarie/Account Number: 00 3088 0359
IBAN: AL60 2021 1013 0000 0000 3088 0359
SWIFT: SGSBALTX
Kartë Debiti/Kredit
http://www.tungjatjeta.al/#dhuro