Publikime

Tirana International Airport, 10 vjet histori suksesi në Shqipëri

Publikuar nga

TIA në 04 Maj 2015

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Tirana International Airport, 10 vjet histori suksesi

 

  • Festohet 10-vjetori i koncesionit të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës
  • TIA: Gati të negociojmë me Qeverinë Shqiptare

 

 

Sot më datë 23 Prill, në ambientet e Tirana International Airport, u kremtua 10-vjetori i koncesionit të Aeroportit. Në këtë aktivitet morën pjesë Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, përfaqësues të institucioneve të ndryshme shtetërore, aksionerët e TIA, partnerë të ndryshëm etj.

Të gjithë të pranishmit vendosën theksin tek fakti që Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është një histori e suksesshme biznesi, por mbi të gjitha një histori e mrekullueshme për miliona pasagjerë që kanë kaluar këto vite përmes portave të Rinasit. Dhjetë vite më parë Aeroporti i shërbente rreth 600.000 pasagjerëve ndërsa sot ky numër është trefishuar. Gjatë këtyre 10 viteve TIA dhe qeveria shqiptare kanë krijuar një partneritet të fortë duke përmirësuar ndjeshëm shërbimin e Aeroportit.

 Në fjalën e tij përshëndetëse CEO i Aeroportit, zoti Rolf Castro-Vasquez, u shpreh se Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë duke u shndërruar në një histori biznesi për t’u marrë shembull. “10 vite më parë TIA premtoi se do të ofronte cilësinë më të mirë dhe standarded më të larta europiane. Me krenari mund të them që ja dolëm, madje i tejkaluam pritshmëritë. Dua të falënderoj të gjithë ata njerëz që bënë të mundur këtë gjë”,- tha zoti Rolf Castro-Vasquez.

 Ndërkohë ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto u shpreh se “TIA ka qenë një partner i mirë për të zhvilluar industrinë e aviacionit civil dhe ky partneritet sigurisht do të konsolidohet më tej, sepse ne dëshirojmë që ky aeroport të jetë kontribues në zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës aeroportuale, në zhvillimin e mëtejshëm të industrive të lidhura me aviacionin civil, siç është turizmi. Prandaj e falënderoj Presidentin e Bordit të Aksionarëve  për gatishmërinë e shprehur për të vazhduar proçesin e negociatave që tashmë kemi nisur dhe për ta përfunduar atë, në mënyrë që t’i japim mundësinë zhvillimit të infrastrukturës aeroportuale në jug të Shqipërisë, dhe për të bërë operacional edhe aeroportin e Kukësit, i cili është në gjendje të gatshme.”:- tha Ministri Haxhinasto. 

“Jam i bindur se të gjithë përfaqësuesit e nderuar këtu, veçanërisht anëtarët e bordit të aksionarëve të këtij aeroporti ndajnë me mua këtë këndvështrim dhe besoj se do të ecim në një rrugë të sigurt të realizimit të objektivave, për të kapur në tregun ndërkombëtar në rritje. Prandaj me vullnetin e përbashkët të shprehur për këtë qëllim duhet të hapim tregun ekskluziv mbi qiellin e Shqipërisë dhe t’i shërbejmë më mirë qytetarëve të vendit, të cilët dëshirojnë të kenë një shumëllojshmëri në rritje shërbimesh, por gjithashtu t’i shërbejmë edhe tregut turistik, i cili është një treg shumë i madh ku edhe aeroporti ndërkombëtar i Rinasit “Nënë Tereza” do të ketë pjesën e tij të përfitimit”, përfundoi Zoti Haxhinasto.

Ndërkohë zoti Holger Linkëeiler, Kryetari i Këshillit të Administrimit të Aeroportit u shpreh: “Që në fillim të vitit 2005, bashkëpunimi ynë vazhdon të jetë me frymën e partneritetit dhe besimit reciprok, mbështetur tek një objektiv i përbashkët: ta bëjmë Shqipërinë një vend më të mirë për biznesin, për turizmin dhe për të vizituar të afërmit dhe miqtë. Ne jemi gati dhe shprehim vullnetin tonë të bashkëpunojmë me qeverinë shqiptare në dëshirën e saj për t’i rritur mundësitë e Shqipërisë për tu lidhur me botën jashtë. Ne jemi gati të diskutojmë çdo aspekt të koncesionit tonë. Por ne duhet të theksojmë se ne ndihemi partneri ekskluziv i qeverisë shqiptare”.

Forcimi i bashkëpunimit dhe përmirësimi i performancës së Aeroportit ishte thelbi i fjalës së mbajtur edhe nga zoti Peter-Martin Thimme, përfaqësuesit të aksionarit të dytë më të madh të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, Deutsche Investitions- und Entëicklungsgesellschaft, shoqëri anëtare e grupit bankar Kfë. “Investimet mund të jenë të suksesshme në periudhën afatgjatë vetëm nëse kanë mbështetjen e një qeverie tek e cila mund të mbështeten dhe të besojnë. Ka shumë interes mes shoqërive gjermane për të investuar në Shqipëri, dhe, aty ku ka dëshirë, vjen edhe veprimi. E shohim Shqipërinë si një partner të besueshëm, si një partner me potencial për rritje të konsiderueshme”,- tha zoti Peter-Martin Thimme.

Ceremonia u përshëndet edhe nga Z. Aleksandër Sarapuli, Drejtor i Fondit Amerikano-Shqiptar i Ndërmarrjeve (AAEF) dhe Anëtar i Këshillit Administrativ të TIA-s, si përfaqësues I aksionerit të tretë të TIA-s, i cili shprehu konsideratën më të lartë për njerëzit që kanë punuar në këtë projekt me pasion prej më shumë se 10 vitesh. 

"Dua të vlerësoj shumë partneritetin mes aksionerëve të Aeroportit. Unë dua të falenderoj të gjithë ata njerëz dhe institucione që ofrojnë shërbimin e tyre në Aeroport. Të gjithë janë pjesë e suksesit të TIA. Vendi ynë është një vend që po zhvillohet dita ditës. është një vend shumë ambicioz dhe padyshim industrinë e aviacionit e presin sfida të reja. Të gjithë së bashku duhet të përgatitemi që t’i kryejmë me sukses edhe në vitet që do të vijnë. Le të jetë ky një angazhim i yni për të pritur sfidat e reja në vitet në vazhdim”, tha Z. Sarapuli.

 

 

 

 

 

Publikuar nga

TIA në 04 Maj 2015

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Fluturoni me mendje të qetë

Shijoni fluturimin tuaj dhe zbuloni ofertat dhe promocionet më të fundit nga partnerët tanë.

Rent Point Albania

Super çmime për makina me qera! Shijoni udhëtimin tuaj në maksimum.

Mësoni më shumë

Air Albania

Ne ju sjellim më afër destinacioneve më të dashura të Evropës.

Mësoni më shumë

Regjistrohu në buletinin tonë

Ofertat e zgjedhura për pushime, frymëzimin dhe këshillat më të fundit të udhëtimit, direkt në kutinë tuaj hyrëse.