TIA travel
Zbuloni botën me TIA Travel
Ndani këtë informacion.
Tiranë, Shqipëri – 13 Maj 2026
Spanja vazhdon të jetë një nga destinacionet më tërheqëse, duke ofruar një kombinim qytetesh me trashëgimi të pasur kulturore, plazhe mesdhetare, eksperienca kulinare dhe mundësi turistike gjatë gjithë vitit. Wizz Air operon fluturime direkte nga Tirana drejt disa prej destinacioneve më të njohura dhe të preferuara në Spanjë, përfshirë Barcelonën, Madridin, Valencian, Santanderin, Malagën dhe Palma de Mallorca, duke u ofruar udhëtarëve shqiptarë mundësi të shumta për të eksploruar rajonet më unike të Spanjës.
Turespaña, Wizz Air dhe Tirana International Airport (TIA) organizuan sot në Tiranë një event prezantues për destinacionet spanjolle, duke mbledhur përfaqësues të medias, operatorë turistikë, aktorë të industrisë së turizmit dhe partnerë institucionalë për të festuar destinacionet e reja mes Shqipërisë dhe Spanjës, si edhe për të eksploruar mundësi të reja për forcimin e turizmit dhe shkëmbimit kulturor ndërmjet dy vendeve.
“Falë zgjerimit të lidhjeve ajrore, po shohim një rritje të konsiderueshme të shkëmbimeve turistike mes dy vendeve tona. Aktualisht, kemi rreth 100,000 vizitorë spanjollë që zgjedhin Shqipërinë si destinacion, ndërsa afërsisht 40,000 shqiptarë udhëtojnë drejt Spanjës.
Jam shumë i kënaqur me këtë lidhje gjithnjë e më të afërt, pasi kontribuon jo vetëm në zhvillimin e turizmit, por edhe në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona,” tha Gabriel Cremade, Ambasador i Spanjës në Shqipëri.
“Spanja ofron një eksperiencë turistike jashtëzakonisht të larmishme, nga kultura dhe gastronomia deri te plazhet, natyra dhe udhëtimet urbane,” tha Blanca Perez-Sauquillo, Këshilltare për Turizmin pranë Ambasadës së Spanjës në Shqipëri. “Përmes këtij eventi prezantues, jemi të lumtur të prezantojmë disa nga destinacionet më tërheqëse të Spanjës në tregun shqiptar dhe të forcojmë më tej marrëdhëniet turistike mes Spanjës dhe Shqipërisë.”
“Spanja mbetet një nga destinacionet më të preferuara për udhëtarët shqiptarë dhe ne jemi shumë të kënaqur që bëjmë të mundur eksplorimin e disa prej vendeve më të bukura të Spanjës,” deklaroi Vera Jardan, Menaxhere e Komunikimit Korporativ në Wizz Air. “Përmes fluturimeve tona direkte dhe tarifave të përballueshme, synojmë ta bëjmë udhëtimin më të aksesueshëm, ndërkohë që kontribuojmë në rritjen e turizmit dhe shkëmbimit kulturor mes dy vendeve.”
Piervittorio Farabbi, Drejtor Operacional në Tirana International Airport, shtoi:
“Zgjerimi i vazhdueshëm i lidhjeve ajrore mes Tiranës dhe Spanjës reflekton kërkesën në rritje për udhëtime ndërmjet vendeve tona dhe thekson rolin strategjik të aviacionit në zhvillimin ekonomik dhe turistik. Jemi të kënaqur të mbështesim iniciativa që bashkojnë partnerët e industrisë dhe promovojnë integrimin gjithnjë e më të madh të Shqipërisë me destinacionet kryesore evropiane.”
Së fundmi, Palma de Mallorca dhe Santander janë shtuar në listën e destinacioneve të Wizz Air nga Tirana, duke ofruar alternativa të reja për pushimet verore dhe eksplorime gjatë gjithë vitit.
Zhvillimi i vazhdueshëm i Tirana International Airport është mbështetur gjithashtu nga investimet strategjike të Kastrati Group, të cilat kanë kontribuar ndjeshëm në zgjerimin e infrastrukturës aeroportuale, rritjen e kapaciteteve operacionale dhe shtimin e destinacioneve të reja ndërkombëtare. Ky transformim ka forcuar rolin e TIA si një qendër kyçe rajonale për turizmin dhe lidhjet ajrore në Evropë.
Wizz Air operon me një flotë prej 262 avionësh Airbus A320 dhe A321. Një ekip profesionistësh të përkushtuar të aviacionit ofron shërbim cilësor dhe tarifa shumë të ulëta, duke e bërë Wizz Air zgjedhjen e preferuar të 63.4 milionë pasagjerëve gjatë vitit financiar 2025. Wizz Air është e listuar në Bursën e Londrës me simbolin WIZZ.
Kompania është vlerësuar gjithashtu si “Linja Ajrore Low-Cost më e Qëndrueshme” nga viti 2021 deri në 2025 nga World Finance Sustainability Awards. Në vitin 2025, Wizz Air kryesoi renditjen e emetimeve mes linjave ajrore kryesore, sipas të dhënave të Cirium, kompani analitike e aviacionit, falë përpjekjeve të saj për reduktimin e intensitetit të emetimeve. Së fundmi, në shtator 2025, Wizz Air mori çmimin “Linja Ajrore e Qëndrueshme e Vitit 2025” në galanë Airline Economics Sustainability Awards.

Wizz Air: [email protected]
V+O Albania: [email protected]
Tirana International Airport vazhdon të përjetojë rritje të fortë duke zgjeruar rrjetin e destinacioneve dhe partneriteteve me linjat ajrore, ndërsa investon në infrastrukturë, teknologji dhe eksperiencën e pasagjerëve. Si porta kryesore e Shqipërisë, TIA luan një rol kyç në lidhjen e vendit me Evropën dhe më gjerë.

Ndani këtë informacion.
Më poshtë do të gjeni një përmbledhje të njoftimeve për shtyp dhe publikimeve tona më të fundit të publikuara që shërbejnë për të informuar publikun në mënyrën më të saktë dhe transparente.
Ofertat e zgjedhura për pushime, frymëzimin dhe këshillat më të fundit të udhëtimit, direkt në kutinë tuaj hyrëse.
© 2022 Tirana International Airport. All Rights Reserved.
Design & Programming by codify.al