Publikime

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) dhe SKY Express inauguruan destinacionin e ri Heraklion ( Kretë) , duke forcuar lidhjet ajrore midis Shqipërisë dhe Greqisë

Përmbajtja

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) dhe SKY Express inauguruan destinacionin e ri Heraklion ( Kretë) , duke forcuar lidhjet ajrore midis Shqipërisë dhe Greqisë.


Ceremonia u zhvillua në zonën ajrore, në prani të Zv. Kryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, znj. Belinda Balluku, përfaqësuesve të Ambasadës së Greqisë, Ambasadës së Shqipërisë në Greqi, SKY Express dhe TIA-s.

Fjalime mbajtën z. Georgios Baliouskas, z. Piervittorio Farabbi dhe znj. Manjola Kaso, duke theksuar bashkëpunimin në rritje dhe zgjerimin e shërbimeve në tregun shqiptar.

Linja e re drejt Heraklionit do të operojë dy herë në javë, çdo të martë dhe të shtunë, dhe do të jetë e disponueshme gjatë gjithë vitit, duke u ofruar pasagjerëve një lidhje të përshtatshme me një nga destinacionet më të njohura të Greqisë.


Ky destinacion i ri përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të mundësive të udhëtimeve turistike dhe të biznesit midis dy vendeve.

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Publikimet
më të fundit

Më poshtë do të gjeni një përmbledhje të njoftimeve për shtyp dhe publikimeve tona më të fundit të publikuara që shërbejnë për të informuar publikun në mënyrën më të saktë dhe transparente.

Fluturoni me mendje të qetë

Shijoni fluturimin tuaj dhe zbuloni ofertat dhe promocionet më të fundit nga partnerët tanë.

Toronto, Kanada

Toronto, Kanada

Zbulo horizonte të reja.

Vizito
Official Airport Taxi’s

Official Airport Taxi’s

Steps from terminal, pro service and affordable.

Vizito

Regjistrohu në buletinin tonë

Ofertat e zgjedhura për pushime, frymëzimin dhe këshillat më të fundit të udhëtimit, direkt në kutinë tuaj hyrëse.