Publikime

TIA dhe Air Albania Inaugurojnë Linjën e Re Ajrore Drejt Gjenevës

Përmbajtja

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Tiranë, 26 Shkurt 2025


TIA dhe Air Albania Inaugurojnë Linjën e Re Ajrore Drejt Gjenevës


Tirana International Airport (TIA) dhe Air Albania inauguruan sot linjën e re direkte midis Tiranës dhe Gjenevës, duke zgjeruar më tej mundësitë e lidhjes ajrore midis Shqipërisë dhe Evropës.


Një ceremoni e veçantë u organizua para nisjes se fluturimit nga TIA-s për të shënuar këtë moment të rëndësishëm, me praninë e Drejtorit të Shitjeve dhe Marketing të Air Albania dhe Drejtorit të Operacioneve të TIA, z. Piervittorio Farabbi.


Pasagjerët u surprizuan me dhurata të personalizuara, duke shënuar nisjen e kësaj linje të re ajrore nga TIA.


TIA – Një Portë e Rëndësishme Ajrore për Rajonin


TIA vazhdon të forcojë pozitën e saj si aeroport kyç në rajon, duke mundësuar lidhje direkte dhe të përballueshme për pasagjerët shqiptarë dhe të huaj. Shtimi i Gjenevës si destinacion është një tjetër hap përpara në zgjerimin e mundësive të udhëtimit, duke shërbyer si një lidhje strategjike për udhëtarët e biznesit dhe turizmit me Zvicrën.


TIA ka njohur një rritje të qëndrueshme të trafikut ajror, falë strategjive të zgjerimit të rrjetit të destinacioneve dhe investimeve të vazhdueshme në infrastrukturë. Aktualisht, aeroporti po realizon zgjerimin e terminalit, ndërtimin e pozicioneve të reja të parkimit të avionëve dhe implementimin e teknologjive të avancuara për përpunimin e pasagjerëve, duke garantuar një përvojë më të shpejtë dhe efikase.


“Jemi të lumtur që tashmë kemi një destinacion të ri. Është kënaqësi që këtë fluturim po e kryen kompania jonë kombëtare. Është vetëm një nga shumë fluturimet e reja që Air Albania po planifikon këtë vit. Flota po rritet. Tashmë ka tre avionë, por më shumë do të ketë në vijim. Siç mund ta shihni përreth, në aeroport po ndërtohet me ritme të shpejta. Zgjerimi i aeroportit dhe rritja e kapacitetit të pasagjerëve është një hap i rëndësishëm, veçanërisht me ambientet e reja të parkimit. Të arrish 12 milionë pasagjerë është një qëllim ambicioz dhe objektivi ynë për këtë vit është që të presin më shumë pasagjerë.” -tha z. Piervittorio Farabbi.


                                                                                                                                                                                                                                           


Air Albania – Zgjerimi i Rrjetit të Fluturimeve


Si kompania ajrore kombëtare e Shqipërisë, Air Albania është e përkushtuar për të ofruar një rrjet të zgjeruar destinacionesh, duke krijuar lidhje të reja dhe të qëndrueshme për pasagjerët shqiptarë dhe të huaj. Air Albania ka publikuar se fundmi itineraret e 12 destinacioneve qe do të operohen me fluturime direkte nga Tirana.


 


Romë - Çdo ditë


Milano - Çdo ditë


Athinë - Çdo ditë


Bolonja - Çdo ditë


Bergamo - Çdo ditë


Venecia - Të martë, të enjte, të shtunë


Verona – Të mërkurë, të enjte, të premte, të dielë


Stamboll - Çdo ditë


Vjenë - Të enjte, të dielë


Bruksel - Të martë, të shtunë


Gjenevë- Të hënë, të mërkurë, të premte


Londër - (skeduli do të publikohet në muajin Mars)


 


“Air albania po zgjerohet. Ne jemi te përkushtuar për tju ofruar të gjithë pasagjerëve tanë më të mirën e mundshme. Jemi tashmë në 13 destinacione të reja, me 3 avionë. Presim më shumë lajme nga air albania, gjithmonë me fokusin për pasagjerët tanë. Ky fluturim i ri i gjenevës shtohet për të gjithë pasagjerët shqiptarë për të krijuar kujtime të reja në këtë destinacion të ri.” - tha Rezan Tufa, Drejtor i Shitjeve dhe Marketing për Air Albania.


Air Albania eshte ka vemendje te vecante ndaj traditave shqiptare dhe sigurohet qe te ofroje standarte te larta te mikpritjes, si nje nga vlerat kryesore. Udhetimi i rehatshem, ushqimi cilesor, stafi miqesor kombinohen me cmimet e perballueshme per te gjithe udhetaret.

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Fluturoni me mendje të qetë

Shijoni fluturimin tuaj dhe zbuloni ofertat dhe promocionet më të fundit nga partnerët tanë.

Rent Point Albania

Super çmime për makina me qera! Shijoni udhëtimin tuaj në maksimum.

Mësoni më shumë

Air Albania

Ne ju sjellim më afër destinacioneve më të dashura të Evropës.

Mësoni më shumë

Regjistrohu në buletinin tonë

Ofertat e zgjedhura për pushime, frymëzimin dhe këshillat më të fundit të udhëtimit, direkt në kutinë tuaj hyrëse.