Publikime

Wizz Air inaguron linjën e re që lidh Tiranën me Athinën

Publikuar nga

TIA në 21 Dhjetor 2022

Përmbajtja

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Aeroporti Ndërkombëtar i Athinës (AIA), Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës shpk (TIA) dhe linja ajrore Wizz Air zhvilluan një event të martën më 20 dhjetor 2022 në Athinë, ku inaguruan linjën më të re që lidh Athinën me Tiranën.

Më 13 dhjetor, Wizz Air filloi fluturimin direkt nga TIA për në ATH me një frekuencë tre herë në javë, por me potencial për t'u rritur deri në pesë herë në javë gjatë sezonit të verës për vitin e parë të operimit.

Fluturimi me linjën ajore Wizz Air nga Tirana në Athinë dhe anasjelltas ofron mundësi udhëtimi me kosto të ulët në kohë të shkurtër për pasagjerët në të dy vendet, në Shqipëri dhe Greqi.

Gjatë konferencës për shtyp, tre palët vunë theksin tek bashkëpunimi i shkëlqyer ndërmjet tyre teksa premtuan se fluturimet në shërbim të pasagjerëve shqiptarë vecanërisht të komunitetit shqiptar në Greqi do të shtohen në të ardhmen.

Gjatë eventit, përfaqësuesit e TIA-s, AIA-s dhe Wizz Air nënvizuan se linja e re Tiranë-Athinë do t’i japë impuls të ri turizmit, shkëmbimeve tregtare dhe kulturore.

Drejtuesi i Zhvillimit të Rrjetit të Wizz Air, Adria Grabalosa u shpreh entuziast për destinacionin e ri Tiranë-Athinë duke marrë në konsideratë komunitetin e madh të shqiptarëve të cilët jetojnë në Greqi teksa premtoi se në të ardhmen do të shtohen fluturimet direkte mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Aurora Golemi, specialiste e Marrëdhënieve me Publikun pranë TIA-s, u shpreh: "Njoftimi i fluturimit direkt të Wizz Air nga Tirana në Athinë është një lajm i jashtëzakonshëm për të gjithë pasagjerët tanë. Mund të themi se ka qenë një nga fluturimet direkte më të kërkuara, jo vetëm nga qytetarët në Shqipëri, por edhe nga komuniteti shqiptar në Greqi. Ne po u japim një mundësi zgjedhjeje të paktën 5 milionë pasagjerëve, të cilët udhëtojnë përmes rrugës tokësore nga Tirana në Athinë dhe anasjelltas, duke marrë në konsideratë orët e gjata të udhëtimit, kohëzgjatjen dhe komoditetin. Linja e re do të forcojë më tepër urën e miqësisë mes dy vendeve dhe do të na afrojë edhe më shumë”.

Gjatë eventit, drejtoresha e Komunikimit dhe Marketingut pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Athinës, Ioanna Papadopoulou vlerësoi prezencën e përfaqësuesve nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ne Athine, me rastin e fillimit të fluturimeve me linjën Wizz Air midis Tiranës dhe Athinës. Duke theksuar fqinjësinë e mirë mes dy vendeve, Papadopoulou shprehu gadishmërinë për të nxitur edhe me tej bashkëpunimin dhe shërbimet ajrore mes Shqipërisë dhe Greqisë.


Publikuar nga

TIA në 21 Dhjetor 2022

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Fluturoni me mendje të qetë

Shijoni fluturimin tuaj dhe zbuloni ofertat dhe promocionet më të fundit nga partnerët tanë.

Rent Point Albania

Super çmime për makina me qera! Shijoni udhëtimin tuaj në maksimum.

Mësoni më shumë

Air Albania

Ne ju sjellim më afër destinacioneve më të dashura të Evropës.

Mësoni më shumë

Regjistrohu në buletinin tonë

Ofertat e zgjedhura për pushime, frymëzimin dhe këshillat më të fundit të udhëtimit, direkt në kutinë tuaj hyrëse.