Ndani këtë informacion.
Tiranë, 9 korrik 2022 – Air France, një kompani ajrore me bazë në Francë nisi sot linjën e re mes Tiranës dhe Parisit CDG. Linja e re do t'u ofrojë pasagjerëve të saj fluturime direkte drejt Charles De Gaulle, aeroporti kryesor i Parisit, dy herë në javë të martave dhe të shtunave.
“Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës po zhvillon vazhdimisht lfluturimet e tij të drejtpërdrejta jo vetëm me aeroportet kryesore evropiane, por edhe duke zgjeruar më tej fluturimet lidhëse të tij, duke u ofruar pasagjerëve më shumë shërbime, destinacione dhe më shumë opsione fluturimesh lidhëse. Ne jemi shumë të lumtur të mirëpresim Air France në TIA dhe të rrisim portofolin tonë me një nga linjat ajrore më prestigjioze evropiane. Parisi është gjithmonë një opsion i mirë!” tha Shefi i Operacioneve të Aeroportit, Z. Volker Wendefeuer.
Parisi është një nga qytetet më të bukura në botë. Është i njohur në mbarë botën për Muzeun e Luvrit, Katedralen Notre Dame dhe Kullën Eifel. Ka një reputacion si një qytet simpatik dhe kulturor. Qyteti është i njohur edhe për stilin e jetës, gastronominë cilësore dhe tarracat e kafeneve.
Rezervimet për fluturimet mund të bëhen online në wwws.airfrance.fr/ ose përmes agjencive të udhëtimit.
Ndani këtë informacion.
Më poshtë do të gjeni një përmbledhje të njoftimeve për shtyp dhe publikimeve tona më të fundit të publikuara që shërbejnë për të informuar publikun në mënyrën më të saktë dhe transparente.
Shijoni fluturimin tuaj dhe zbuloni ofertat dhe promocionet më të fundit nga partnerët tanë.
Super çmime për makina me qera! Shijoni udhëtimin tuaj në maksimum.
Mësoni më shumëOfertat e zgjedhura për pushime, frymëzimin dhe këshillat më të fundit të udhëtimit, direkt në kutinë tuaj hyrëse.
© 2022 Tirana International Airport. All Rights Reserved.
Design & Programming by codify.al