Publikime

Mbërriti në TIA fluturimi i parë turistik nga Moska me Ural Airlines

Publikuar nga

TIA në 21 Qershor 2021

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

çarteri i parë turistik, me 200 rusë mbërriti të Dielën në darkë, më 20 Qershor 2021 në Tirana International Airport, me përshëndetjen dhe mirëseardhjen e një ceremonie simbolike. Fluturimet kryhen nga kompania ajrore ruse Ural Airlines.

 

"Aeroporti po gjallërohet dhe ky është një fakt i rëndësishëm për të gjithë ne. Turizmi, është një nga shtyllat më të rëndësishme të zhvillimit të Shqipërisë dhe TIA po jep kontributin e saj, bashkë me partnerët e operatorët turistikë për të rritur numrin e të huajve që vizitojnë këtë vend të mrekullueshëm. Shumë shpejt, vendoset dhe linja turistike charter me San Petersburg", tha Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Tirana International Airport, Dr. Constantin von Alvensleben.

 

"Sot në mbrëmje do të doja t'u shpreh mirënjohje dhe falenderim të gjithë atyre që morën pjesë në rivendosjen e lidhjeve turistike ndërmjet Rusisë dhe Shqipërisë: Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Rosturizmit (Russian Tourism Authority), autoriteteve te aviacionit civil të të dy vendeve, operatorëve turistikë dhe diplomatëve të dy Ambasadave në Tiranë dhe Moskë, që u morën me realizimin e këtij projekti. Shpresoj se turizmi do të japë një impuls pozitiv për zhvillimin e bashkëpunimit ruso-shqiptar edhe në fusha të tjera", tha Z. Sergei Lysikov, Këshillues Ministror i Ambasadës Ruse në Tiranë.

Publikuar nga

TIA në 21 Qershor 2021

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Fluturoni me mendje të qetë

Shijoni fluturimin tuaj dhe zbuloni ofertat dhe promocionet më të fundit nga partnerët tanë.

Rent Point Albania

Super çmime për makina me qera! Shijoni udhëtimin tuaj në maksimum.

Mësoni më shumë

Air Albania

Ne ju sjellim më afër destinacioneve më të dashura të Evropës.

Mësoni më shumë

Regjistrohu në buletinin tonë

Ofertat e zgjedhura për pushime, frymëzimin dhe këshillat më të fundit të udhëtimit, direkt në kutinë tuaj hyrëse.