Publikime

Coronavirus: Informacion për udhëtarët

Publikuar nga

TIA në 14 Prill 2020

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

  • Përditësimi 15 - Coronavirus

Në vëmendjen e pasagjerëve të EasyJet me destinacion Gjenevë.

Për të parandaluar më tej përhapjen e koronavirusit (Covid-19) EasyJet sapo ka njoftuar se fluturimi i së dielës, 22 mars 2020, nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës për dhe nga Gjenevë është anuluar.

Ju lutemi, kontaktoni linjën ajrore ose agjencinë e udhëtimit për më shumë informacion.

Faleminderit për mirëkuptimin,

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës


  • Përditësimi 14 - Coronavirus

Në 23 Mars, të gjitha fluturimet janë pezulluar, pritet për Air Albania, e cila mbetet funksionale për dhe nga Stambolli.

Në vijim të situatës së shkaktuar nga përhapja e koronavirusit (COVID-19), sipas Autoritetit të Aviacionit Civil Shqiptar, të gjitha fluturimet që nga data 23 Mars 2020, janë pezulluar deri në një njoftim të dytë. Air Albania mbetet aktive me fluturime për dhe nga Stambolli.

“Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mbetet i hapur për fluturimet humanitare, fluturimet e riatdhesimit, ngarkesave dhe të gjitha fluturimet që nevojiten për të kapërcyer këtë sfidë të madhe për të gjithë ne.” tha Shefi Ekzekutiv i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, Dr. Constantin von Alvensleben.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës këshillon pasagjerët të kontaktojnë linjën ajrore ose operatorin turistik për informacione të mëtejshme.

Faleminderit për bashkëpunimin,

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës


  • Përditësimi 13 - Coronavirus

Në vëmendjen e pasagjerëve që po fluturojnë me Transavia.

Transavia njofton sot se pas situatës së përhapjes së koronavirusit (COVID-19), fluturimet drejt Parisit dhe Amsterdamit do të pezullohen si më poshtë:

- Tiranë-Paris është pezulluar nga data 21 mars deri më 19 prill 2020.

- Tiranë-Amsterdam është pezulluar nga data 23 mars deri në 5 prill.

Kompania ajrore thekson se fluturimet për në dhe nga Amsterdami nesër nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, të planifikuara në datën 20 Mars 2020 do të operohen.

Për më shumë informacion, ju lutemi kontaktoni linjën ajrore.

Faleminderit për mirëkuptimin.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës


  • Përditësimi 12 - Coronavirus

Lufthansa pezullon fluturimet që nga sot.

Në vijim të situatës së përhapjes së koronavirusit (COVID-19) Linja ajrore Lufthansa ka njoftuar se fluturimet drejt dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës që nga dita e sotme, e enjte, 19 mars 2020 janë pezulluar deri në një njoftim të dytë.

Ju lutemi, kontaktoni linjën ajrore për informacione të mëtejshme.

Faleminderit për mirëkuptimin.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës


  • Përditësimi 11 - Coronavirus

Në vëmendjen e pasagjerëve që po fluturojnë me Austrian Airlines.

Pas situatës së përhapjes së koronavirusit (COVID-19) Austrian Airlines ka njoftuar se fluturimet do të pezullohen nga data 19 mars 2020 deri në njoftimin e mëtejshëm.

Ju lutemi, kontaktoni linjën ajrore ose agjencinë e udhëtimit për më shumë informacion.

Faleminderit për mirëkuptimin,

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës


  • Përditësimi 10 - Coronavirus

Në vëmendjen e pasagjerëve që fluturojnë për në MB si destinacion

Për të parandaluar më tej përhapjen e koronavirusit (Covid-19), Qeveria Shqiptare ka njoftuar se fluturimet për dhe nga Britania e Madhe janë pezulluar nga data 17 Mars 2020 deri në një njoftim të dytë.

Fluturimet e sotme nr. W9 4465 dhe W9 4466 do të funksionojnë sipas planit.

Ju lutemi, kontaktoni linjat ajrore ose agjencinë e udhëtimit për veprime të mëtejshme.

Faleminderit për mirëkuptimin,

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës


  • Përditësimi 9 - Coronavirus

Në vëmendjen e pasagjerëve që fluturojnë drejt Turqisë me Air Albania.

Në vijim të situatës së përhapjes së koronavirusit (COVID-19) Air Albania ka njoftuar se fluturimet e mbrëmjes ZB1003 dhe ZB1004 për në Stamboll, janë pezulluar nga data 18 mars 2020 deri më 30 mars 2020.

Gjatë kësaj periudhe kohore fluturimet në mëngjes ZB1001 dhe ZB1002 do të funksionojnë sipas orarit.

Ju lutemi, kontaktoni linjën ajrore ose agjencinë e udhëtimit për më shumë informacion.

Faleminderit për mirëkuptimin,

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës


  • Përditësimi 8 - Coronavirus

Pas situatës së përhapjes së koronavirusit (COVID-19), Easy Jet ka anuluar fluturimin për dhe nga Gjenevë nesër, më 15 mars 2020.

Lufthansa anuloi fluturimin për në Frankfurt nesër në mëngjes, në orën 06.10 të mëngjesit.

Ju lutemi, kontaktoni linjën ajrore ose agjencinë e udhëtimit për më shumë informacion.

Faleminderit për mirëkuptimin,

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës


  • Përditësimi 7- Coronavirus

Në vëmendjen e pasagjerëve që po fluturojnë për në Turqi me Pegasus Airline.

Publikuar nga

TIA në 14 Prill 2020

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Fluturoni me mendje të qetë

Shijoni fluturimin tuaj dhe zbuloni ofertat dhe promocionet më të fundit nga partnerët tanë.

Rent Point Albania

Super çmime për makina me qera! Shijoni udhëtimin tuaj në maksimum.

Mësoni më shumë

Air Albania

Ne ju sjellim më afër destinacioneve më të dashura të Evropës.

Mësoni më shumë

Regjistrohu në buletinin tonë

Ofertat e zgjedhura për pushime, frymëzimin dhe këshillat më të fundit të udhëtimit, direkt në kutinë tuaj hyrëse.