Publikime

Mesazh nga Drejtori i Përgjjthshëm i Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, Dr. Constantin von Alvensleben.

Publikuar nga

TIA në 25 Mars 2020

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Përshëndetje të gjithëve,

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është në operim të plotë për të gjitha fluturimet e planifikuara gjatë këtyre ditëve. Në këto kohë të vështira, teksa po përballemi me Corona Virus-in, jemi duke ndjekur disa rregullore të rrepta për t'i ofruar pasagjerëve dhe stafit tonë një ambjent të pastër dhe të shëndetshëm, pasi ky është prioriteti ynë kryesor.

çfarë kemi bërë deri më tani?

Aeroporti po dezinfektohet një herë në dy ditë për të mbrojtur njerëzit nga virusi. Po ashtu, avionët po dezinfektohen çdo ditë.

Stafi ynë është pajisur me maska dhe  doreza.

Pasagjerët janë të lutur të ruajnë distancën prej 2 metrash nga njëri-tjetri.

Shprehim respektin tonë për mjekët, infermierët dhe punonjësit sanitarë për punën e madhe me të cilën po përballen në këto momente.

Të gjithë ata persona që nuk e kanë të domosdoshme të fluturojnë, janë të lutur të qendrojnë në shtëpi dhe të kujdesen për veten.

Kujdesuni për njëri-tjetrin.

Përshëndetje miqësore,

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës

Publikuar nga

TIA në 25 Mars 2020

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Fluturoni me mendje të qetë

Shijoni fluturimin tuaj dhe zbuloni ofertat dhe promocionet më të fundit nga partnerët tanë.

Rent Point Albania

Super çmime për makina me qera! Shijoni udhëtimin tuaj në maksimum.

Mësoni më shumë

Air Albania

Ne ju sjellim më afër destinacioneve më të dashura të Evropës.

Mësoni më shumë

Regjistrohu në buletinin tonë

Ofertat e zgjedhura për pushime, frymëzimin dhe këshillat më të fundit të udhëtimit, direkt në kutinë tuaj hyrëse.