Publikime

Wizz Air fillon fluturimin e ri Tiranë-Vjenë

Publikuar nga

TIA në 30 Dhjetor 2019

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

19 dhjetor 2019: Wizz Air, shoqëria më e madhe ajrore me kosto të ulët në Evropën Qendrore dhe Lindore, filloi sot një destiancion të ri që do të lidhë Tirana International Airport (TIA-n) me Vjenën.

Operimi i këtij destinacioni të ri midis Tiranës dhe kryeqytetit austriak do të jetë tre herë në javë, të martën, të enjten dhe të shtunën. Avioni i përdorur për këtë destinacion është i tipit Airbus A320, me 180 vende. Rezervimet për fluturimet mund të bëhen online në www.wizzair.com ose nëpërmjet agjencive të udhëtimit.

“Shpreh përgëzimet e mia për Wizz Air për operimin e destinacionit të tyre të ri. Shoqëria Ajrore ka rritur numrin e shërbimeve të saj në TIA gjatë tre viteve të fundit, dhe ne jemi shumë të lumtur që kemi këtë fluturim të ri drejt Vjenës, u shpreh Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Aeroportit, Dr. Constantin von Alvensleben.

Vjena shtrihet në lindje të Austrisë në brigjet e lumit Danub. Trashëgimia e saj artistike dhe intelektuale u formua nga shumë banorë të saj të famshëm, përfshirë Mozart-in, Beethoven-in dhe Freud-in. Qyteti njihet gjithashtu për pallatet e tij perandorake, përfshirë Schönbrunn, rezidenca verore e Habsburgëve. Në lagjen e muzeve, ndërtesat historike dhe ato bashkëkohore shpalosin veprat e shumë artistëve, përfshirë Egon Schiele dhe Gustav Klimt.

Aktualisht në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës operojnë 15 shoqëri ajrore, të cilat lidhin kryeqytetin e Shqipërisë me 60 destinacione.

Publikuar nga

TIA në 30 Dhjetor 2019

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Fluturoni me mendje të qetë

Shijoni fluturimin tuaj dhe zbuloni ofertat dhe promocionet më të fundit nga partnerët tanë.

Rent Point Albania

Super çmime për makina me qera! Shijoni udhëtimin tuaj në maksimum.

Mësoni më shumë

Air Albania

Ne ju sjellim më afër destinacioneve më të dashura të Evropës.

Mësoni më shumë

Regjistrohu në buletinin tonë

Ofertat e zgjedhura për pushime, frymëzimin dhe këshillat më të fundit të udhëtimit, direkt në kutinë tuaj hyrëse.