Publikime

TIA bëhet pjesë e fushatës së dhurimit të gjakut për fëmijët talasemik

Publikuar nga

TIA në 06 Qershor 2019

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Më 5 Qershor 2019, Stafi i Aeroporti Ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza” iu bashkua fushatës së dhurimit vullnetar të gjakut për fëmijët talasemik. Dhuruesve iu bënë analizat përkatëse, për t’u siguruar që janë në gjëndje për të dhuruar gjak.

Kjo fushatë me titull “Gjak i Sigurtë për të gjithë” u zhvillua në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, me synimin për të grumbulluar sasi gjaku për trajtimin e fëmijëve që vuajnë nga talasemia.

“Gjithmonë duhet të bashkëndajmë me ata që kanë nevojë për ndihmë. Dhurimi i gjakut është shërbimi më i mirë që njerëzit mund të bëjnë, dhe mund të shpëtojnë shumë jetë. Jemi të lumtur që u bëmë pjesë e kësaj fushate të dhurimit të gjakut, të nisur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Qendra Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut,” tha Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Tirana International Airport, Dr. Rolf Castro-Vasquez.

TIA vazhdimisht është bërë pjesë e nismave sociale, sidomos në ndihmë të fëmijëve në nevojë. Me bashkëpunimet me World Vision apo Shoqatën “Down’s Syndrome”, kompania është përpjekur të ndihmojë fëmijët e paprivilegjuar, duke rritur ndërgjegjësimin shoqëror dhe duke dhënë kontribut për këto çështje sociale që janë thelbësore për të gjithë ne.

Publikuar nga

TIA në 06 Qershor 2019

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Fluturoni me mendje të qetë

Shijoni fluturimin tuaj dhe zbuloni ofertat dhe promocionet më të fundit nga partnerët tanë.

Rent Point Albania

Super çmime për makina me qera! Shijoni udhëtimin tuaj në maksimum.

Mësoni më shumë

Air Albania

Ne ju sjellim më afër destinacioneve më të dashura të Evropës.

Mësoni më shumë

Regjistrohu në buletinin tonë

Ofertat e zgjedhura për pushime, frymëzimin dhe këshillat më të fundit të udhëtimit, direkt në kutinë tuaj hyrëse.