Publikime

TIA: FAM TRIP ndërmjet operatorëve turistik nga Tirana dhe Zvicra

Publikuar nga

TIA në 15 Prill 2019

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Tiranë, 9 Prill 2019 - Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, në bashkëpunim me Ambasadën e Zvicrës, Lufthansa Group dhe Agjencinë Kombëtare të Turizimit, kanë organizuar Familiarization Trip (FAM TRIP), në të cilën morën pjesë më shumë se 100 operatorë turistikë nga Zvicra.

Pjesë e FAM TRIP, u zhvillua dhe takimi B2B (business-to-business) midis agjencive turistike Shqiptare dhe atyre Zviceriane, me qëllim shitjen e paketave turistike në tregun Zvicerian.

TIA organizoi një ceremoni mirëseardhje për të ftuarit e rinj në një aktivitet që synonte afrimin e Shqipërisë me Zvicren. Agjencitë pritëse patën mundësinë të paraqesin potencialin e vendit në fushën e turizmit, me operatorët turistikë që vizitojnë Beratin, Kepin e Rodonit, Tiranën dhe bizneset që merren me agro-turizëm afër aeroportit.

Aktiviteti u pasua me takime biznesi të zhvilluara mes agjencive turistike Shqiptare dhe atyre Zviceriane në konferencen e mbajtur më 5 Prill me qëllim lidhjen e operatoreve dhe shitjen e drejtpërdrejtë të paketave turistike të Shqipërisë në tregun Zvicerian. Konferenca u përshëndet nga Shefi i Shitjeve te Lufthansa Group, Z. Jürg Christen, Ambasadori i Zvicrës, Shkëlqesia e tij Adrian Maître, Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Znj. Kornelia Ferizaj dhe Drejtor i Përgjithshëm i Riskut TIA, Z. Franck ëu.

Ky takim ishte një hap i rëndësishëm për promovimin e bizneseve turistike të tregut Shqiptar në Zvicër, pasi kanë nisur dhe fluturimet direkte dy herë në javë midis Tiranës dhe Zyrihut.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës po kontribuon pozitivisht drejt një mjedisi më të mirë për biznesin dhe ekonominë në Shqipëri. Që nga fillimi i operacioneve si kompani menaxhuese, TIA ka vendosur standarte të reja për transportin ajror në Shqipëri.

Publikuar nga

TIA në 15 Prill 2019

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Fluturoni me mendje të qetë

Shijoni fluturimin tuaj dhe zbuloni ofertat dhe promocionet më të fundit nga partnerët tanë.

Rent Point Albania

Super çmime për makina me qera! Shijoni udhëtimin tuaj në maksimum.

Mësoni më shumë

Air Albania

Ne ju sjellim më afër destinacioneve më të dashura të Evropës.

Mësoni më shumë

Regjistrohu në buletinin tonë

Ofertat e zgjedhura për pushime, frymëzimin dhe këshillat më të fundit të udhëtimit, direkt në kutinë tuaj hyrëse.