Publikime

Tirana International Airport regjistron 12 përqind rritje të rëndësishme për 2018

Publikuar nga

TIA në 07 Shkurt 2019

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.



Tirana International Airport regjistron 12 përqind rritje të rëndësishme për 2018


Gjatë vitit 2018, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) u shërbeu 2,947,172 pasagjerëve duke regjistruar në këtë mënyrë dhe njëherë një performancë të shkëlqyer të kompanisë. Aeroporti gjithashtu ka shënuar 25,426 lëvizje të trafikut ajror (ATM) dhe ka përpunuar 2,249 tonë mallra. Duke i krahasuar me vitin e kaluar këto shifra tregojnë një rritje prej 12 përqind në pasagjerë dhe një rritje prej 3 përqind të ATM-ve, ndërkohë që transporti i mallrave nuk ka ndryshuar me vitin 2017. 

Vitin e kaluar linjat ajrore që kanë shënuar fluksin më të madh të pasagjerëve janë: Blue Panorama (21%), Ernest Airline (12%), Albawings (11%), Alitalia (9%) dhe Turkish Airlines (6%). 

Sot në TIA operojnë 15 linja ajrore të cilat e lidhin kryeqytetin me 50 destinacione të ndryshme.

TIA është e përkushtuar në punën e saj për ofrimin e standardeve më të larta kundrejt pasagjerëve, linjave ajrore dhe klientëve. çdo ditë Aeroporti punon për të ofruar një shërbim gjithnjë e më cilësor, dhe një mjedis të qetë dhe të sigurtë për pasagjerët dhe klientët e tij. Kompania ofron gjithashtu një mjedis pune të standardeve të larta për linjat ajrore që operojnë në të.
 
 

Publikuar nga

TIA në 07 Shkurt 2019

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Fluturoni me mendje të qetë

Shijoni fluturimin tuaj dhe zbuloni ofertat dhe promocionet më të fundit nga partnerët tanë.

Rent Point Albania

Super çmime për makina me qera! Shijoni udhëtimin tuaj në maksimum.

Mësoni më shumë

Air Albania

Ne ju sjellim më afër destinacioneve më të dashura të Evropës.

Mësoni më shumë

Regjistrohu në buletinin tonë

Ofertat e zgjedhura për pushime, frymëzimin dhe këshillat më të fundit të udhëtimit, direkt në kutinë tuaj hyrëse.