Publikime

Fluturimi i parë çek hap sezonin e verës

Publikuar nga

TIA në 16 Qershor 2017

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

 

Fluturimi i parë çek hap sezonin e verës

Të enjten pasdite më 15 qershor 2017 mbërriti fluturimi i parë SmartWings nga Praga në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza”, i cili hap sezonin turistik 2017.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës së bashku me Ambasadën çeke në Tiranë dhe Travel Service organizuan një ceremoni mirëseardhje për pasagjerët e parë.  Travel Service, kompania më e madhe ajrore çeke, operon udhëtime të rregullta nën markën e SmartWings. Do të ketë dy fluturime direkte në javë, të hënën dhe të enjten, deri në fund të muajit shtator.  

Shqipëria është kthyer në një destinacion shumë popullor për turistët çekë. Në vitin 2016 rreth 14.000 njerëz e vizituan vendin. Shumë turistë çekë udhëtojnë individualisht për të eksplouar jo vetëm bregdetin, por edhe malet shqiptare.

Aktualisht po punohet me të gjithë partnerët për ta promovuar Shqipërinë si një destinacion të dëshiruar. Qëllimi i përbashkët është vendosja e udhëtimeve të rregullta nga Praga në Tiranë dhe anasjelltas gjatë gjithë vitit. Lidhja direkte do të kontribuojë edhe në rritjen e numrit të vizitorëve shqiptarë në Republikën çeke.    

Publikuar nga

TIA në 16 Qershor 2017

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Fluturoni me mendje të qetë

Shijoni fluturimin tuaj dhe zbuloni ofertat dhe promocionet më të fundit nga partnerët tanë.

Rent Point Albania

Super çmime për makina me qera! Shijoni udhëtimin tuaj në maksimum.

Mësoni më shumë

Air Albania

Ne ju sjellim më afër destinacioneve më të dashura të Evropës.

Mësoni më shumë

Regjistrohu në buletinin tonë

Ofertat e zgjedhura për pushime, frymëzimin dhe këshillat më të fundit të udhëtimit, direkt në kutinë tuaj hyrëse.