Qeveria e Shqipërisë dhe Tirana International Airport nënshkruajnë marrëveshjen për liberalizimin e fluturimeve ndërkombëtare
Shpërndaje
Ndani këtë informacion.
• Afati i Koncensionit për Tirana International Airport shtyhet me dy vite • Aeroporti i Kukësit hapet për fluturimet ndërkombëtare • Dritë jeshile për zhvillimin e aeroporteve në Vlorë dhe Sarandë
Më 1 Prill 2016, Qeveria e Shqipërisë dhe Tirana International Airport (TIA) nënshkruan një marrëveshje kyç, e cila shënon një hap të madh drejt zhvillimit të transportit ajror në Shqipëri dhe liberalizimin e fluturimeve ndërkombëtare. Një ceremoni nënshkrimi u zhvillua sot me rastin e kësaj ngjarjeje të rëndësishme.
Ndryshimi i Marrëveshjes së Koncensionit u arrit pas negociatave intensive mes palëve, e tashmë do të votohet në parlament, për t’i hapur rrugë zhvillimit, ndërtimit dhe operimit të aeroporteve të tjerë në Shqipëri.
Sipas marrëveshjes së përbashkët, kompanisë Tirana International Airport i është dhënë menjëherë një zgjatje e Afatit të Koncensionit prej dy vitesh duke mundësuar kështu hapjen e Aeroportit të Kukësit për fluturimet ndërkombëtare. Kjo do të thotë se Afati i Koncensionit do të shtyhet deri më datë 2027.
Më tej, në rast të vënies në përdorim të një aeroporti tjetër apo aeroporteve të tjera, si Vlora ose Saranda, Afati i Koncensionit do të shtyhet me 0.5 vite të tjera për çdo vit operimi të këtyre aeroporteve jugore, siç thuhet në Ndryshimin e Marrëveshjes së Koncensionit.
Z. Edmond Haxhinasto, Ministër i Transportit dhe Insfrastrukturës u shpreh se, “Ky është një premtim i mbajtur nga Qeveria e Shqipërisë i cili do të mundësojë zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori të rëndësishëm të ekonomisë. Me prezantimin e operatorëve të tjerë aeroportualë, ne synojmë të përfitojmë nga hyrja e shoqërive ajrore low-cost në tregun tonë, si edhe të ftojmë investitorët për të zhvilluar jo vetëm aeroporte në jug të Shqipërisë, por në të njëjtën kohë dhe infrastrukturën e turizmit në vend me resorte e më tej”.
Z. Holger Linkweiler, Kryetar i Këshillit Administrativ të TIA-s u shpreh se, “Kjo është një arritje domethënëse. Ne krenohemi me atë që kanë arritur partnerët në këtë proces të gjatë. Dëshirojmë të falenderojmë Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës si dhe Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes për bashkëpunimin e tyre. I urojmë suksese Qeverisë së Shqipërisë në hapat e mëtejshëm drejt zhvillimit të aeroporteve të tjerë në vend. Tirana International Airport është e përkushtuar të vazhdojë t’i sigurojë standardet më të larta të shërbimeve transportit ajror shqiptar”, shtoi ai.
Ndryshimi i Marrëveshjes së Koncensionit u firmos në emër të Qeverisë së Shqipërisë nga Z. Edmond Haxhinasto dhe Znj. Milva Ekonomi, Ministre e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe në emër të TIA-s nga Z. Rolf Castro-Vasquez, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv dhe Znj. Suela Keri, Drejtore e Përgjithshme e Financës.
Në vitin 2005, TIA mori në menaxhim Aeroportin e Rinasit kur ai i shërbente rreth 600,000 pasagjerëve në vit. Në vitin 2015, Aeroporti i shërbeu më shumë se 1.9 milionë pasagjerëve, duke shënuar një rritje domethënëse dhe duke ndryshuar imazhin e Shqipërisë si portë hyrëse moderne dhe me standardet më të larta europiane.
Bazuar në Marrëveshjen e Koncensionit të nënshkruar në vitin 2004 me Qeverinë e Shqipërisë, Afati i Koncensionit prej 20 vitesh për menaxhimin e Aeroportit Ndërkombëtar filloi në vitin 2005, duke përfshirë të drejtën e ekskluzivitetit mbi fluturimet ndërkombëtare.
TIA ka qenë dhe mbetet gjithmonë e vendosur për të kontribuar për një mjedis më të mirë biznesi, ekonomi më të mirë në Shqipëri dhe zhvillim social. Që në momentin e fillimit të operimeve si kompani administruese, TIA vendosi standarde të reja në transportin ajror në vend, rriti cilësinë e shërbimeve dhe numrin e përdoruesve të aeroportit.
Shpërndaje
Ndani këtë informacion.
Publikimet më të fundit
Më poshtë do të gjeni një përmbledhje të njoftimeve për shtyp dhe publikimeve tona më të fundit të publikuara që shërbejnë për të informuar publikun në mënyrën më të saktë dhe transparente.
Ne përdorim teknologji rreptësisht të nevojshme për të bërë që faqja jonë e internetit të funksionojë siç duhet. Me pëlqimin tuaj, ne përdorim gjithashtu teknologji analitike për të kuptuar se si vizitorët e përdorin faqen tonë të internetit dhe për të përmirësuar përmbajtjen, informacionin e fluturimeve, shërbimet ndaj pasagjerëve dhe përvojën e përgjithshme. Ju mund t'i pranoni të gjitha, të refuzoni teknologjitë opsionale, ose të menaxhoni preferencat tuaja në çdo kohë.
We use cookies to make our website work properly. With your consent, we also use analytical technologies to understand how visitors use our website and improve our flight information, content, passenger services, and overall experience.
Strictly Necessary Technologies
Required for the website to function. These technologies support essential features such as security, online services (such as cookie consent settings, flight search etc..), cookie consent storage, fraud prevention, and basic website preferences such as session settings. They cannot be disabled.
Analytical Technologies (Third-Party)
Help us understand how visitors use the Tirana International Airport website, including which pages and flight information are viewed, how users interact with the site, and where we can improve performance, content, services, and user experience. To do this, we use Google Analytics, which shares tracking data with Google. These technologies are optional and are used only with your consent.