Ndani këtë informacion.
Më 26 Janar 2015, Tirana International Airport (TIA) përuroi fluturimin e parë nga Tirana në Bari. Kompania e Fluturimeve Balkan Express do të operojë tre herë në javë - të hënave, të mërkurave dhe të premteve - me një avion të tipit Fokker 50 të shoqërisë ajrore Air Valle.
“Ky është një lajm i mirë për të gjithë ne. Të përshtatur për qëndrime të shkurtra ose gjatë fundjavës, fluturimet janë caktuar në orare praktike për qytetarët Italianë që punojnë në Shqipëri dhe do të lehtësojnë udhëtimin drejt Italisë së Jugut për shumë ahqiptarë; fluturimi zgjat vetëm 50 minuta”, u shpreh Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i TIA-s, Z. Rolf Castro-Vasquez.
Në deklaratën zyrtare të kompanisë thuhet se biletat mund të rezervohen duke kontaktuar Balkan Express në numrin e telefonit +355 4225 1837 nga jashtë si dhe duke vizituar faqen e tyre zyrtare (www.balkanexpress.it) ose çdo zyrë apo përfaqësues të autorizuar të udhëtimit.
Me fluturimin e ri drejt Barit, numri i destinacioneve që lidhen me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës arrin në 21.
Balkan Express njoftoi gjithashtu se duke filluar nga data 2 Mars, kompania do të fillojë të operojë fluturime nga Tirana në Brindisi me tarifa të ulëta për pasagjerët.
TIA po përgatitet për fillimin e fluturimeve në destinacione të reja në muajt në vijim duke ofruar në mënyrë të vazhdueshme standarde të larta të sigurisë, shërbimit dhe komoditetit për të gjithë pasagjerët.
Ndani këtë informacion.
Më poshtë do të gjeni një përmbledhje të njoftimeve për shtyp dhe publikimeve tona më të fundit të publikuara që shërbejnë për të informuar publikun në mënyrën më të saktë dhe transparente.
Shijoni fluturimin tuaj dhe zbuloni ofertat dhe promocionet më të fundit nga partnerët tanë.
Super çmime për makina me qera! Shijoni udhëtimin tuaj në maksimum.
Mësoni më shumëOfertat e zgjedhura për pushime, frymëzimin dhe këshillat më të fundit të udhëtimit, direkt në kutinë tuaj hyrëse.
© 2022 Tirana International Airport. All Rights Reserved.
Design & Programming by codify.al