Perditësime Covid

Gjermania heq kufizimet e hyrjes së udhëtarëve shqiptarë nga Shqipëria në Gjermani

Publikuar nga

TIA në 21 Qershor 2021

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Qeveria Federale Gjermane ka hequr të gjitha kufizimet e hyrjes për personat me banim në Shqipëri. Efekti i këtij vendimi fillon sot, ditën e dielë, më 20.06. 2021. Udhëtimet drejt Gjermanisë të personave me banim në Shqipëri dhe pasaporta biometrike, duke filluar nga kjo datë janë përsëri të lejueshme për të gjitha kategoritë e udhëtimit.

 

Për të gjithë pasagjerët e Tirana International Airport që udhëtojnë në Gjermani kërkohet:

1) një test COVID, ose

2) një dëshmi që personi e ka kaluar

3) ose është vaksinuar (vaksinimi me vaksinat e njohura nga EMA).

 

Konkretisht vaksinat që janë të njohura nga Gjermania janë Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson. Për pasaportat biometrike kërkohen dy dozat e vaksinave të aprovuara nga EMA, apo një dozë e Johnson & Johnson.

 

Për udhëtarët, që hynë në Gjermani në rrugë ajrore, vazhdon të jetë në fuqi detyrimi i një testi përpara nisjes (test PCR- jo më herët se 72 orë përpara fluturimit, ose test antigen, jo më herët se 48 orë përpara fluturimit).

 

Udhëtarët e vaksinuar plotësisht me një prej vaksinave të përmendur në link-un https://www.pei.de/impfstoffe/covid-19 apo të shëruarit (jo më pak se 28 ditë pas shërimit dhe jo më shumë se 6 muaj pas tejkalimit të infeksionit), të cilët zotërojnë një dokument që provon vaksinimin apo shërimin, i formuluar në gjuhën gjermane, angleze, franceze, italiane apo spanjolle, në versionin hard copy apo atë digjital, nuk është e nevojshme të paraqesin një test negativ në momentin e hyrjes në rrugë ajrore nga Shqipëria në Gjermani.

 

Nuk është më i detyrueshëm regjistrimi digjital i udhëtimit dhe detyrimi i karantinës.

 

Për më tepër informacion vizitoni https://tirana.diplo.de/al-de/aktuelles/-/2365220 dhe www.tirana-airport

 

Ju faleminderit për bashkëpunimin.

Tirana International Airport

Publikuar nga

TIA në 21 Qershor 2021

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Fluturoni me mendje të qetë

Shijoni fluturimin tuaj dhe zbuloni ofertat dhe promocionet më të fundit nga partnerët tanë.

Rent Point Albania

Super çmime për makina me qera! Shijoni udhëtimin tuaj në maksimum.

Mësoni më shumë

Air Albania

Ne ju sjellim më afër destinacioneve më të dashura të Evropës.

Mësoni më shumë

Regjistrohu në buletinin tonë

Ofertat e zgjedhura për pushime, frymëzimin dhe këshillat më të fundit të udhëtimit, direkt në kutinë tuaj hyrëse.