Ndani këtë informacion.
Burimi: Republika Federale e Gjermanisë
16 Nëntor 2020
1. Informohuni rreth kufizimeve e aplikueshme të hyrjes në Gjermani
Nuk mund të përjashtohet mundësia që Gjermania të rivendosë kufizime të hyrjes ose të shtrëngojë kufizimet ekzistuese të hyrjes nëse përkeqësohet situata e pandemisë Covid-19. Prandaj, ju lutemi të vini re me sa vijon:
- Vetëm viza e lëshuar nuk ju jep automatikisht të drejtën e hyrjes në Gjermani.
- Vendimi lidhur me hyrjen në Gjermani merret nga Policia Federale përgjegjëse.
- Prandaj, sigurohuni që të keni me vete dëshmi për qëllimin e udhëtimit tuaj sa herë që hyni në Gjermani dhe t’i paraqisni ato në kontrollin kufitar nëse është e nevojshme.
- Në parim është Policia Federale ajo që në momentin e arritjes tuaj në një aeroport gjerman ose në një kufi gjerman vendos se a do të lejojë hyrjen.
- Ambasadat dhe përfaqësitë diplomatike gjermane nuk mund të marrin përsipër asnjë përgjegjësi lidhur me këtë.
Prandaj, ne urgjentisht ju rekomandojmë, që para udhëtimit të planifikuar, të vizitoni patjetër faqen e internetit të Ministrisë Gjermane të Punëve të Brendshme: (``Coronavirus: Fragen und Antworten`` dhe pastaj në ``Reisebeschränkungen/Grenzkontrolle) ashtu që të merrni informata aktuale nëse lejohet hyrja në Gjermani.
https://www.bmi.bund.de/
2. Informohuni rreth kufizimeve të aplikueshme të hyrjes në vendet tjera evropiane
Ju lutemi para se të udhëtoni në vendet tjera të BE-së, në Islandë, Lihtenshtajn, Norvegji, Zvicër ose në Mbretërinë e Bashkuar të informoheni tek autoritetet e tyre përgjegjëse lidhur me kufizimet e hyrjes në këto shtete. është e mundur, që ndonëse Gjermania lejon hyrjen tuaj, shtetet tjera të ua mohojnë (ndoshta as për udhëtime tranzite për në Gjermanisë)
3. Regjistrimi dixhital kur hyni në Gjermani
Udhëtarë, të cilë kanë qëndruar në zonë me rrezikshmëri të lartë në dhjetë ditët e fundit duhet të regjistrohen para arritjes së tyre në Gjermani në: www.einreiseanmeldung.de dhe të kenë me vete dëshminë e regjistrimit gjatë procedures se check-in në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës dhe në pikën kufitare të Gjermanisë.
Në uebfaqen e internetit të Institutit Robert Koch mund të informoheni se cilat shtete & rajone aktualisht janë të klasifikuara si vende me rrezikshmëri të lartë:
https://www.rki.de/DE/Content/InfAZ/N/Neuartiges Coronavirus/Risikogebiete neu.html
4. Detyrim për izolim/karantinë pas hyrjes në Gjermani
Për udhëtarët, të cilët hyjnë në Republikën Federale të Gjermanisë e që në çfarëdo kohe brenda 10 ditëve të fundit para hyrjes së tyre kanë qenë në një vend me rrezikshmëri të lartë (shih vegëzen sipër për listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë) - sipas rregulloreve të karantinës së landeve federale - ekziston në parim një detyrim i izolimit për dhjetë ditë
.
Rregullat aktuale dhe të zbatueshme për udhëtarët në lidhje me testimet e detyrueshme dhe periudhën kohore të karantinës i gjeni këtu: https://www.bundesregierung.de/breg-de/themen/coronavirus/faq-reisen-1735032
Informacion e rëndësishme: Parashtrimi i një testi negativ për Covid-19 pas arritjes tuaj në parim nuk ju liron nga detyrimi për izolim/karantinë.
Për informacione të tjera ju lutem referohuni Ministrise për Evropën dhe Punët e Jashtme në linkun e mëposhtëm:
https://punetejashtme.gov.al/covid-19-information/
Ndani këtë informacion.
Më poshtë do të gjeni një përmbledhje të njoftimeve për shtyp dhe publikimeve tona më të fundit të publikuara që shërbejnë për të informuar publikun në mënyrën më të saktë dhe transparente.
Shijoni fluturimin tuaj dhe zbuloni ofertat dhe promocionet më të fundit nga partnerët tanë.
Super çmime për makina me qera! Shijoni udhëtimin tuaj në maksimum.
Mësoni më shumëOfertat e zgjedhura për pushime, frymëzimin dhe këshillat më të fundit të udhëtimit, direkt në kutinë tuaj hyrëse.
© 2022 Tirana International Airport. All Rights Reserved.
Design & Programming by codify.al