
Ju lutem ndiqni rregullat e distancimit fizik në hyrje të terminalit.⠀
⠀

Mbani maskë në mënyrë të vazhdueshme. ⠀
⠀

Brenda ndërtesës së terminalit, siç e dini lejohen vetëm personat që kanë në dorë biletën e udhëtimit dhe askush tjetër. ⠀
⠀

Të gjithë pasagjerët (në vajtje dhe ardhje) kalojnë në tunelin e dezinfektimit dhe temperatura u matet automatikisht nëpërmjet pajisjeve që janë vendosur në aeroport.⠀
⠀

Këshillojmë udhëtarët që të kufizojnë në maksimum numrin e shoqëruesve apo familjarëve që vijnë me ta. Të kufizojmë sa më tepër grumbullimet pranë portës së dezinfektimit ne hyrje të aeroportit. ⠀
⠀

Puthjet e përqafimet të kalojnë në dimension shpirtëror

Sa më pak, aq më mirë për të mbrojtur njëri-tjetrin. ⠀
⠀

Ju bëjmë me dije se të gjithë avionët dezinfektohen përpara dhe pas çdo fluturimi. Të gjitha bagazhet e pasagjerëve dezinfektohen po ashtu. ⠀
⠀

Për pasagjerët në mbërritje, pranë pistës, janë ngritur disa tenda të mëdha që ju mbrojnë nga dielli, ndërkohë që prisni të kaloni në tunelin e dezinfektimit.⠀
⠀

Nëse keni shqetësim shëndetësor, ju lutem kontaktoni: Urgjenca Mjekësore 127. ⠀
⠀

Mbetemi, si çdo ditë, në shërbimin tuaj për çdo pyetje që keni lidhur me udhëtimin tuaj, duke u përgjigjur në rrjetet sociale dhe gjithashtu në Call Center: +355 4 2381 800 or write at our address
[email protected]⠀
⠀

Më poshtë linku i videos me udhëzimet “Si të udhëtojmë në kohë pandemie”⠀
⠀
⠀
Shëndet e shpresë.⠀
⠀
Tirana International Airport⠀