TIA travel
Zbuloni botën me TIA Travel
Ndani këtë informacion.
Tiranë, 16 Tetor 2026 - Për shkak të problemeve teknike në sistemet e kontrollit të trafikut ajror në Itali, disa fluturime nga dhe drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës janë anuluar gjatë ditës së sotme.
Anulimet kanë prekur fluturimet drejt dhe nga
Milano (Malpensa), Torino, Verona, Pisa, Rimini dhe Gjenova, si pasojë e kufizimeve të vendosura në
hapësirën ajrore italiane.
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është në koordinim me kompanitë ajrore dhe autoritetet përkatëse për të ndjekur situatën dhe për të minimizuar ndikimin te pasagjerët.
Pasagjerët që kanë planifikuar udhëtime drejt ose nga Italia këshillohen të kontrollojnë rregullisht njoftimet e kompanive të tyre ajrore për informacionin më të fundit mbi statusin e fluturimeve.
Siguria dhe mirëqenia e pasagjerëve mbeten prioriteti ynë kryesor.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin!

Ndani këtë informacion.
Më poshtë do të gjeni një përmbledhje të njoftimeve për shtyp dhe publikimeve tona më të fundit të publikuara që shërbejnë për të informuar publikun në mënyrën më të saktë dhe transparente.
Ofertat e zgjedhura për pushime, frymëzimin dhe këshillat më të fundit të udhëtimit, direkt në kutinë tuaj hyrëse.
© 2022 Tirana International Airport. All Rights Reserved.
Design & Programming by codify.al