TIA travel
Zbuloni botën me TIA Travel
Ndani këtë informacion.
Shqipëria është destinacioni misterioz i edicionit të radhës të “Let’s Get Lost”, përvoja e veçantë e udhëtimit që këtë herë sjell një grup vizitorësh nga Varshava për të zbuluar vendin përmes një udhëtimi katërditor. Udhëtarët u nisën pa e ditur destinacionin e tyre dhe vetëm pas mbërritjes zbuluan se kishin fluturuar drejt Shqipërisë.
Me mbështetjen e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës (TIA), kjo përvojë ka për qëllim t’u prezantojë vizitorëve disa prej qyteteve më të veçanta të Shqipërisë. Gjatë katër ditëve, udhëtarët do të zbulojnë kulturën, kuzhinën, historinë dhe peizazhet e vendit, përmes një programi rreth përvojave autentike, traditave lokale dhe monumenteve kulturore.
Si porta kryesore ndërkombëtare e vendit, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës luan një rol të rëndësishëm në rritjen e lidhjeve të Shqipërisë me tregjet evropiane dhe në mbështetjen e zhvillimit të turizmit. Bashkëpunimi për “Let’s Get Lost” sjell një tjetër mundësi për ta prezantuar Shqipërinë tek vizitorët e rinj dhe për ta promovuar atë si një destinacion gjithnjë e më të aksesueshëm.

“Let’s Get Lost” është një nga nismat më të njohura të Wizz Air, e menduar për t’u ofruar udhëtarëve ndjesinë e zbulimit të një vendi të panjohur. Përmes kësaj përvoje, Wizz Air vijon të promovojë udhëtimin, zbulimin e vendeve të reja dhe lidhjen mes tregjeve evropiane, duke sjellë këtë herë një grup udhëtarësh për të përjetuar nga afër Shqipërinë.
Manjola Kaso, Drejtore e Zhvillimit të Biznesit të Aviacionit dhe Marketingut në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës u shpreh:
“Është një kënaqësi e veçantë që ky edicion i ‘Let’s Get Lost’ po e vendos TIA-n në qendër të vëmendjes. Tregu polak është ndër tregjet që ka shënuar rritje të ndjeshme në vend gjatë viteve të fundit, duke e bërë këtë edicion edhe më të veçantë. Me natyrën, kulturën dhe mikpritjen e saj të ngrohtë, Shqipëria pasqyron natyrshëm frymën e kësaj aventure. Së bashku me Wizz Air, jemi të kënaqur t’u japim udhëtarëve mundësinë të zbulojnë vendin tonë në një mënyrë të paharrueshme”.
“Jemi shumë të lumtur që më në fund zbulojmë Shqipërinë si destinacionin e këtij edicioni të Let’s Get Lost. Të shohësh emocionin dhe surprizën e pasagjerëve teksa zbuluan se ku kishin mbërritur ishte vërtet diçka e veçantë. Shqipëria është një destinacion i jashtëzakonshëm me shumë për t’u ofruar udhëtarëve – nga historia e saj e pasur dhe kultura e gjallë, te mikpritja e ngrohtë dhe peizazhet mahnitëse. Përmes iniciativave si Let’s Get Lost, Wizz Air është krenare që mbështet rritjen e turizmit dhe inkurajon udhëtarët të zbulojnë destinacione të reja dhe emocionuese në rrjetin tonë,” tha Vera Jardan, Corporate Communications Manager në Wizz Air.

Rreth Wizz Air
Wizz Air operon një flotë prej 270 avionësh Airbus A320 dhe A321. Një ekip profesionistësh të përkushtuar në aviacion ofron shërbime cilësore dhe tarifa shumë të ulëta, duke e bërë Wizz Air zgjedhjen e preferuar të 69.7 milionë pasagjerëve në vitin financiar 2026.
Wizz Air është e listuar në Bursën e Londrës me simbolin WIZZ. Kompania është përzgjedhur ndër dhjetë kompanitë ajrore më të sigurta në botë nga airlineratings.com dhe është shpallur “Airline of the Year” nga Air Transport Aëards në vitin 2019 dhe 2023. Wizz Air është vlerësuar gjithashtu si “Most Sustainable Loë-Cost Airline” në kuadër të Ëorld Finance Sustainability Aëards në periudhën 2021–2025. Në vitin 2026, Wizz Air mori vendin e dytë në renditjen globale të emetimeve të airlines dhe vendin e parë mes kompanive ajrore evropiane, sipas Cirium, një kompani analitike e aviacionit, falë punës së saj për reduktimin e intensitetit të emetimeve.
Rreth Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon të regjistrojë rritje të qëndrueshme, duke zgjeruar rrjetin e destinacioneve dhe partneritetet me linjat ajrore, si edhe duke investuar në infrastrukturë, teknologji dhe përmirësimin e përvojës së pasagjerëve. Si porta kryesore ajrore e Shqipërisë, TIA luan një rol kyç në lidhjen e vendit me Evropën dhe destinacione të tjera ndërkombëtare.
Ndani këtë informacion.
Më poshtë do të gjeni një përmbledhje të njoftimeve për shtyp dhe publikimeve tona më të fundit të publikuara që shërbejnë për të informuar publikun në mënyrën më të saktë dhe transparente.
Ofertat e zgjedhura për pushime, frymëzimin dhe këshillat më të fundit të udhëtimit, direkt në kutinë tuaj hyrëse.
© 2022 Tirana International Airport. All Rights Reserved.
Design & Programming by codify.al