TIA travel
Zbuloni botën me TIA Travel
Ndani këtë informacion.
Tiranë, shtator 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në mjete të reja për operimet në pistë
Tiranë, shtator 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) vijon investimet në përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve aeroportuale, me shtimin e 46 mjeteve të reja për operimet në pistë, me një investim total prej 2 milionë eurosh.

Investimi synon të mbështesë rritjen e ndjeshme të numrit të numrit të fluturimeve dhe pasagjerëve, duke përmirësuar efikasitetin e operimeve në tokë dhe, mbi të gjitha, eksperiencën e pasagjerëve gjatë udhëtimit të tyre përmes aeroportit.
Mjetet e reja përfshijnë shkallë moderne për pasagjerët, pajisje për ngarkimin dhe shkarkimin e bagazheve nga avionët, traktorë tërheqjeje për transportin e karrocave të bagazheve, mjete ndihmëse për shoqërimin e avionit në nisje (pushback), si dhe transportierë të bagazheve.
Investimi përfshin gjithashtu njësi GPU për furnizimin e avionëve me energji elektrike gjatë qëndrimit në tokë, Airstarter për ndezjen e avionëve, mjete për shërbimet e pastrimit të avionëve, si dhe një mjet për pastrimin e ngricës gjatë sezonit të dimrit, duke përmirësuar më tej kapacitetet për operime të sigurta gjatë gjithë vitit.

Përmes këtij investimi, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës synon të mundësojë procese më të shpejta dhe më efikase të perpunimit të avionëve, nga trajtimi i bagazheve deri te ngjitja dhe zbritja e pasagjerëve. Përmirësimi i këtyre proceseve kontribuon drejtpërdrejt në cilësinë e shërbimit kundrejt linjave ajrore partnere dhe në krijimin e një eksperience më të mirë për çdo pasagjer që udhëton përmes TIA-s.
Investimet në pajisje, infrastrukturë dhe kapacitete operative janë pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës dhe Grupit Kastrati për të mbështetur rritjen e trafikut dhe për të ofruar një eksperiencë aeroportuale gjithnjë e më efikase, të sigurt dhe cilësore.


Ndani këtë informacion.
Më poshtë do të gjeni një përmbledhje të njoftimeve për shtyp dhe publikimeve tona më të fundit të publikuara që shërbejnë për të informuar publikun në mënyrën më të saktë dhe transparente.
Ofertat e zgjedhura për pushime, frymëzimin dhe këshillat më të fundit të udhëtimit, direkt në kutinë tuaj hyrëse.
© 2022 Tirana International Airport. All Rights Reserved.
Design & Programming by codify.al