Ndani këtë informacion.
FINNAIR NIS FLUTURIMET DIREKTE MES HELSINKIT DHE TIRANËS
Rritje e linjave midis Shqipërisë dhe Evropës Veriore e më tej
Tiranë, 30 Prill 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë fillimin e operimeve të Finnair, linja ajrore kombëtare e Finlandës, e cila lidh Tiranën me Helsinkin përmes fluturimeve direkte që do të operojnë dy herë në javë, çdo të enjte dhe të diel.
Hapja e këtij destinacioni shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve të Shqipërisë me Evropën Veriore, duke krijuar gjithashtu akses në rrjetin e gjerë të Finnair drejt Azisë dhe destinacioneve kryesore globale përmes hub-it të saj në Helsinki. I njohur për efikasitetin dhe pozicionin e tij strategjik gjeografik, Aeroporti i Helsinkit shërben si një portë e shpejtë dhe konkurruese midis Evropës dhe Azisë.
Ky destinacion I ri pritet të tërheqë një profil të larmishëm pasagjerësh, përfshirë turistë që eksplorojnë Shqipërinë si një destinacion në zhvillim, udhëtarë biznesi që kërkojnë lidhje efikase, si dhe pasagjerë tranzit që përfitojnë nga rrjeti i fuqishëm ndërkontinental i Finnair. Në të njëjtën kohë, ajo u ofron udhëtarëve nga Shqipëria akses të lehtë drejt Finlandës dhe lidhje të përshtatshme drejt destinacioneve kryesore në Evropën Veriore dhe Azi.
Fluturimi inaugurues u mirëprit në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës me një ceremoni të dedikuar në pistë, që përfshinte një përshëndetje tradicionale me ujë, aktivitete mirëseardhjeje për pasagjerët dhe një ceremoni simbolike me përfaqësues nga TIA dhe Finnair.

Deklaratë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës
“Jemi të lumtur të mirëpresim Finnair në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës dhe të festojmë nisjen e kësaj linje të re direkte drejt Helsinkit. Ky destinacion përfaqëson një shtesë të rëndësishme në rrjetin tonë në rritje, duke forcuar më tej lidhjet mes Shqipërisë dhe Evropës Veriore.
Helsinki është një hub I rëndësishëm dhe përmes rrjetit të Finnair, kjo linjë do t’u ofrojë pasagjerëve tanë mundësi të zgjeruara udhëtimi jo vetëm drejt Finlandës, por edhe drejt destinacioneve kryesore në Azi. Presim me padurim të ndërtojmë një partneritet të fortë me Finnair dhe të zhvillojmë më tej këtë treg premtues.”
— Manjola Kaso, Drejtoreshë e Zhvillimit të Biznesit të Aviacionit, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës
Deklaratë nga Finnair
“Jemi të lumtur të hapim këtë linjë të re drejt Tiranës, duke krijuar mundësi të reja si për udhëtarët turistikë ashtu edhe për ata të biznesit,” thotë Adam Marciniec, Menaxher Rajonal për Europën Qendrore dhe Lindore në Finnair. “Shqipëria është një treg i ri për Finnair dhe ky destinacion forcon praninë tonë në Ballkan, ndërkohë që u ofron udhëtarëve shqiptarë akses të lehtë drejt hub-it tonë në Helsinki dhe më tej në rrjetin tonë në vendet nordike, baltike dhe Azi.”
— Përfaqësues i Finnair
Rreth linjës
• Rruga: Helsinki (HEL) – Tiranë (TIA)
• Frekuenca: 2 fluturime në javë
• Ditët e operimit: E enjte dhe e diel
Rreth Finnair
Finnair është një linjë ajrore rrjeti, e specializuar në lidhjen e trafikut të pasagjerëve dhe mallrave midis Azisë, Amerikës së Veriut dhe Evropës. Finnair është e vetmja kompani ajrore me fluturime direkte gjatë gjithë vitit drejt Laplandës. Klientët e kanë zgjedhur Finnair si Linjën Ajrore më të Mirë në Evropën Veriore në çmimet Skytrax për 15 vite radhazi. Finnair është anëtare e aleancës oneworld. Aksionet e Finnair Plc janë të listuara në Nasdaq Helsinki.
Rreth Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon të përjetojë rritje të fortë, duke zgjeruar rrjetin e destinacioneve dhe partneriteteve me linjat ajrore, si dhe duke investuar në infrastrukturë, teknologji dhe përvojën e pasagjerëve. Si porta kryesore e Shqipërisë, TIA luan një rol kyç në lidhjen e vendit me Evropën dhe më gjerë.
Ndani këtë informacion.
Më poshtë do të gjeni një përmbledhje të njoftimeve për shtyp dhe publikimeve tona më të fundit të publikuara që shërbejnë për të informuar publikun në mënyrën më të saktë dhe transparente.
Shijoni fluturimin tuaj dhe zbuloni ofertat dhe promocionet më të fundit nga partnerët tanë.
Ofertat e zgjedhura për pushime, frymëzimin dhe këshillat më të fundit të udhëtimit, direkt në kutinë tuaj hyrëse.
© 2022 Tirana International Airport. All Rights Reserved.
Design & Programming by codify.al