Ndani këtë informacion.
British Airways dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës shënojnë 20 vite bashkëpunim me fluturime drejt Londrës
· British Airways feston lidhjen mes Tiranës dhe Londrës prej dy dekadash.
· Kjo linjë ka forcuar turizmin, biznesin dhe lidhjet kulturore mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar që nga viti 2006.
· Kompania ajrore po rrit frekuencën 75% me 13 fluturime në javë dhe prezanton një nisje të re në mëngjes nga Tirana, duke përmirësuar mundësitë për biznes dhe destinacione të reja.
8 prill 2026 – British Airways shënon 20 vite fluturime mes Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës dhe Londrës, duke shënuar dy dekada lidhjeje mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe rrjetit global të kompanisë ajrore.
Që nga nisja e fluturimeve në vitin 2006, British Airways ka luajtur një rol të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Gjatë dy dekadave të fundit, linja Londër–Tiranë ka ndihmuar në bashkimin e familjeve, miqve dhe komuniteteve, duke mbështetur gjithashtu rritjen e lidhjeve ekonomike dhe udhëtimet e biznesit mes dy vendeve.
Nga fundi i marsit 2026, British Airways rriti deri në 13 në javë fluturimet e saj mes Tiranës dhe London Heathrow gjatë gjithë sezonit veror, që përfaqëson një rritje prej 75% krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2025.
Kompania ka prezantuar gjithashtu një nisje të re herët në mëngjes nga Tirana, e cila filloi më 30 mars. Fluturimet e mëngjesit mbërrijnë në London Heathrow midis orës 09:30 dhe 11:15, duke u ofruar pasagjerëve më shumë mundësi për fluturime të mëtejshme, veçanërisht drejt SHBA-së dhe Kanadasë, me rritje të rezervimeve për destinacione si Nju Jorku, Bostoni dhe Toronto.
Kjo është hera e parë në historinë 20-vjeçare të linjës që lidh Londrën me Tiranën që një fluturim herët në mëngjes bëhet pjesë e itenerarit, çka do të thotë se pasagjerët mund të nisen nga Shqipëria në mëngjes dhe të jenë në Nju Jork pasdite. Orari i ri ofron gjithashtu një mundësi më shumë për udhëtime drejt Londrës, me mbërritje herët, duke I ardhur në ndihmë çdokujt për takime biznesi apo udhëtime rekreative.
Të gjitha fluturimet mbërrijnë dhe nisen nga Terminali 5 i London Heathrow, qendra kryesore e British Airways, e cila ofron një përvojë moderne dhe pa ndërprerje aeroportuale, me dyqane elegante, restorante dhe salla pritjeje luksoze, si dhe destinacione të ndryshme me rrjetin më të gjerë të British Airways.
Neil Chernoff, Drejtor i Planifikimit dhe Strategjisë në British Airways, u shpreh:
“Jemi krenarë të festojmë 20 vite shërbimi mes Tiranës dhe Londrës. Gjatë dy dekadave të fundit, kjo linjë ka ndihmuar në lidhjen e Shqipërisë me Mbretërinë e Bashkuar dhe rrjetin tonë global.
Prezantimi i fluturimeve shtesë dhe një orari të ri herët në mëngjes nënvizon angazhimin tonë të vazhdueshëm ndaj këtij tregu, duke u ofruar klientëve më shumë zgjedhje dhe lidhje të përmirësuara ndërmjet fluturimeve.”
Piervittorio Farabbi, Drejtor Operacional në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, shtoi:
“Për çdo aeroport rajonal në Europë, një linjë direkte me Londrën konsiderohet gjithmonë si një linjë kyçe në planet e zhvillimit — fakti që TIA e ka siguruar këtë përmes partneritetit afatgjatë me British Airways është dëshmi e vizionit të kompanisë ajrore ndaj Shqipërisë.
Sot partneriteti është më i fortë se kurrë dhe pasagjerët do të përfitojnë edhe më shumë destinacione të reja falë rrjetit të gjerë të British Airways dhe rolit të saj kyç në Oneworld.”

Shënime për redaktorët
Orari veror
Rruga: TIA–LHR
Numri i fluturimit: BA0379
Ditët:
E hënë & e martë – 08:30 / 11:00
E mërkurë – 08:45 / 11:15
E enjte – 07:05 / 09:35
E premte – 07:00 / 09:30
E shtunë / e diel – 08:30 / 11:00
Rruga: TIA–LHR
Numri i fluturimit: BA0381
Ditët:
E hënë – 12:50 / 15:20
E martë – 13:05 / 15:35
E mërkurë & e enjte – 13:25 / 15:55
E premte – 12:25 / 14:55
E shtunë – 18:55 / 21:05
Rreth British Airways:
Si një kompani ajrore globale dhe transportuesi kombëtar i Mbretërisë së Bashkuar, British Airways ka transportuar pasagjerët drejt destinacioneve të tyre për më shumë se 100 vite. Kompania lidh Britaninë me botën dhe botën me Britaninë, duke operuar një nga rrjetet më të gjera ndërkombëtare të fluturimeve të planifikuara, së bashku me partnerët e saj në marrëveshje të përbashkëta biznesi, codeshare dhe franchising.
Së bashku me filialet e saj, British Airways operon në mbi 200 destinacione në më shumë se 75 vende në Europë, Amerikën e Veriut, Amerikën e Jugut, Azi, Afrikë dhe Australi. Kompania është në një rrugëtim transformimi “A Better BA” dhe në vitin 2024 ka nisur planin e saj më të madh të investimit ndonjëherë, duke u fokusuar në revolucionarizimin e mënyrës së funksionimit dhe implementimin e teknologjive më të avancuara për të ofruar përvojën më të mirë për klientët.

Ndani këtë informacion.
Më poshtë do të gjeni një përmbledhje të njoftimeve për shtyp dhe publikimeve tona më të fundit të publikuara që shërbejnë për të informuar publikun në mënyrën më të saktë dhe transparente.
Shijoni fluturimin tuaj dhe zbuloni ofertat dhe promocionet më të fundit nga partnerët tanë.
Ofertat e zgjedhura për pushime, frymëzimin dhe këshillat më të fundit të udhëtimit, direkt në kutinë tuaj hyrëse.
© 2022 Tirana International Airport. All Rights Reserved.
Design & Programming by codify.al