Ndani këtë informacion.
Turkish Airlines nis fluturimet ditore drejt Stambollit nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës
Tiranë, 24/01/2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë se Turkish Airlines ka nisur operimet në TIA duke filluar nga data 23 janar, duke prezantuar fluturime ditore në linjën Tiranë–Stamboll.
Hyrja e Turkish Airlines në rrjetin e linjave ajrore të TIA-s përfaqëson një zgjerim të rëndësishëm të lidhshmërisë ajror dhe forcon më tej lidhjet mes Shqipërisë dhe një prej partnerëve më të rëndësishëm ekonomikë dhe të aviacionit në rajon. Turqia përfaqëson një nga tregjet më strategjike për Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, e nxitur nga kërkesa e madhe për udhëtime biznesi, turizëm dhe vizita familjare (VFR).
Me operime ditore, Turkish Airlines do të lidhë Tiranën me qendrën e saj globale në Stamboll, duke u ofruar pasagjerëve akses të lehtë në një rrjet të gjerë ndërkombëtar që shtrihet në Evropë, Azi, Afrikë dhe Amerikë. Fillimi I operimeve ditore u mundëson udhëtarëve shqiptarë lidhje të përshtatshme drejt destinacioneve ndërkontinentale, përfshirë Nju Jorkun, si dhe qyteteve kryesore në rrjetin global të Turkish Airlines.
Duke komentuar nisjen e kësaj linje, Piervittorio Farabbi, Drejtor Operacional i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, u shpreh:
“Fillimi i operimeve të Turkish Airlines në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës përbën një hap të rëndësishëm në forcimin e lidhshmërisë tonë ndërkombëtare. Turqia është një nga tregjet tona kyçe, dhe shërbimi ditor drejt Stambollit do t’u ofrojë pasagjerëve tanë më shumë fleksibilitet dhe akses në një nga hub-et më të rëndësishme globale. Kjo linjë e re mbështet vizionin afatgjatë të TIA-s për rritje të qëndrueshme, përmirësim të përvojës së pasagjerëve dhe zgjerim të opsioneve të udhëtimit drejt dhe nga Shqipëria.”
Biletat për linjën Tiranë–Stamboll janë tashmë të disponueshme për rezervim përmes faqes zyrtare të Turkish Airlines:

Hyrja e Turkish Airlines në TIA mbështet strategjinë e vazhdueshme të aeroportit për zgjerimin e lidhshmërisë, përmirësimin e opsioneve të udhëtimit për pasagjerët dhe forcimin e rolit të Tiranës si një portë ajrore rajonale në rritje. Shërbimi ditor drejt Stambollit pritet të kontribuojë pozitivisht në rritjen e numrit të pasagjerëve, zhvillimin e turizmit dhe forcimin e lidhjeve të biznesit mes Shqipërisë, Turqisë dhe tregjeve globale.

Rreth Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës (TIA)
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është porta kryesore ajrore e Shqipërisë dhe një nga aeroportet me rritjen më të shpejtë në rajon. Duke shërbyer miliona pasagjerë çdo vit, TIA vazhdon të zgjerojë rrjetin e destinacioneve, infrastrukturën dhe shërbimet për pasagjerët, me fokus të veçantë në konektivitet, eficiencë operacionale dhe përmirësimin e përvojës së udhëtimit. Aeroporti luan një rol kyç në mbështetjen e turizmit, zhvillimit ekonomik dhe integrimit të Shqipërisë në rrjetet globale të transportit ajror.
Rreth Turkish Airlines
E themeluar në vitin 1933 me një flotë prej pesë avionësh, Turkish Airlines, anëtare e Star Alliance, sot operon me një flotë prej 519 avionësh (pasagjerë dhe kargo), duke fluturuar drejt 356 destinacioneve në mbarë botën – 303 ndërkombëtare dhe 53 vendase – në 132 vende. Më shumë informacion mund të gjendet në faqen zyrtare www.turkishairlines.com ose në rrjetet sociale Facebook, X, YouTube, LinkedIn dhe Instagram.

Ndani këtë informacion.
Më poshtë do të gjeni një përmbledhje të njoftimeve për shtyp dhe publikimeve tona më të fundit të publikuara që shërbejnë për të informuar publikun në mënyrën më të saktë dhe transparente.
Shijoni fluturimin tuaj dhe zbuloni ofertat dhe promocionet më të fundit nga partnerët tanë.
Një hapësirë e krijuar për ata që kërkojnë një moment paqeje, rehatie dhe shije unike.
Mësoni më shumë
Ofertat e zgjedhura për pushime, frymëzimin dhe këshillat më të fundit të udhëtimit, direkt në kutinë tuaj hyrëse.
© 2022 Tirana International Airport. All Rights Reserved.
Design & Programming by codify.al