Publikime

airBaltic Nis Fluturimet Direkte nga Tirana drejt Talinit dhe Vilniusit

Përmbajtja

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Këto destinacione të reja plotësojnë lidhjen e plotë me rajonin, duke iu shtuar fluturimeve direkte mes Tiranës dhe Rigës (Letoni), e cila ka filluar në sezonin veror të vitit të kaluar.

Mantas Vrubliauskas, Zëvendës President për Menaxhimin e Rrjetit në airBaltic, u shpreh:

"Jemi të entuziazmuar që po zgjerojmë praninë tonë në tregun shqiptar me dy linja të reja direkte nga Tirana drejt Talinit dhe Vilniust. Pas një kërkese në rritje për linjën tonë Tirana–Riga, ky është një hap i natyrshëm – duke lidhur Shqipërinë me të tre kryeqytetet Balltike. Talini dhe Vilniusi janë dy qytete mbresëlënëse, secili me një përzierje dinamike të historisë së pasur, kulturës së gjallë dhe krijimtarisë moderne. Me padurim presim më shumë udhëtarë shqiptarë për të eksploruar Balltikun me airBaltic.”

Në fluturimet midis Tiranës dhe rajonit Balltik, airBaltic do të ofrojë bileta të klasës ekonomike dhe asaj biznes. Pasagjerët e klasës biznes do të përfitojnë një paketë të plotë shërbimesh, përfshirë check-in dhe imbarkim me përparësi, një vend në pjesën e përparme të kabinës me një vend bosh për më shumë privatësi, një vakt të rafinuar të shoqëruar me pije cilësore, si dhe zbritje të shpejtë pas mbërritjes. Gjatë gjithë fluturimit, një ekuipazh i dedikuar për klasën biznes do të sigurojë shërbim të shkëlqyer.

Marsida Pallko, Administratore e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, shtoi:

“Pas nisjes së suksesshme të linjës Tirana–Riga vitin e kaluar, mezi presim që edhe këto dy destinacione të reja të jenë po aq të suksesshme. Lidhja me rajonin Balltik është një prioritet për ne. Si Estonia ashtu edhe Lituania përfaqësojnë tregje me potencial turistik, ekonomik dhe digjital – dhe tashmë ndodhen vetëm disa orë larg.”

Këto destinacione të reja hapin mundësi të reja emocionuese për udhëtarët qoftë për qëllime turistike apo biznesi, drejt kryeqyteteve të bukura dhe të pasura në kulturë të Balltikut. Çmimet e biletave për destinacionet e reja nisin nga 105 euro në klasën ekonomike dhe 315 euro në klasën biznes për linjën Tiranë–Talin, dhe nga 95 euro në klasën ekonomike dhe 289 euro në klasën biznes për linjën Tiranë–Vilnius.

airBaltic operon afro 130 destinacione nga Riga, Talini, Vilniusi, Tampere dhe, sezonalisht, Gran Canaria, duke ofruar lidhje me një gamë të gjerë destinacionesh në rrjetin e saj në Evropë, Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut dhe rajonin e Kaukazit. Orari i plotë i fluturimeve dhe biletat janë të disponueshme në faqen zyrtare të kompanisë: www.airbaltic.com

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Fluturoni me mendje të qetë

Shijoni fluturimin tuaj dhe zbuloni ofertat dhe promocionet më të fundit nga partnerët tanë.

Rent Point Albania

Super çmime për makina me qera! Shijoni udhëtimin tuaj në maksimum.

Mësoni më shumë

Official Airport Taxi’s

Steps from terminal, pro service and affordable.

Mësoni më shumë

Regjistrohu në buletinin tonë

Ofertat e zgjedhura për pushime, frymëzimin dhe këshillat më të fundit të udhëtimit, direkt në kutinë tuaj hyrëse.