Publikime

TIA: FAM TRIP mes operatorëve turistikë të Shqipërisë dhe Arabisë Saudite

Publikuar nga

TIA në 25 Tetor 2021

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Tiranë, 25 tetor 2021 - Tirana International Airport (TIA), në bashkëpunim me kompaninë ajrore Flynas, Aeroportin Ndërkombëtar të Kukësit Zayed "Flatrat e Veriut" dhe Agjencinë Kombëtare Shqiptare të Turizmit, kanë organizuar një Udhëtim Familjarizimi (FAM TRIP), në të cilin më shumë se 10 operatorë turistikë nga Riadi morën pjesë.

 

Si pjesë e FAM TRIP, një takim B2B (biznes me biznes) midis operatorëve shqiptarë turistikë dhe atyre të Riad-it u zhvillua më 18 tetor, me qëllim promovimin e turizmit shqiptar në tregun arab.

 

Ky takim është një hap i rëndësishëm në promovimin e potencialit të vendit në zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm, me fokusin tek udhëtarët nga Riadi dhe jo vetëm, pas fluturimeve direkte që filluan tre herë në javë midis Tiranës dhe Riadit me kompaninë ajrore Flynas.

 

Përfaqësuesit e Ambasadës së Arabisë Saudite dhe Shefi Ekzekutiv i Operimeve i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, Z.Volker Wendefeuer morën pjesë në takim.

 

Konferenca u përshëndet nga përfaqësuesit e Ambasadës së Arabisë Saudite dhe nga Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmit Znj. Kornelia Ferizaj.

 

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë pozitiv për të kontribuar drejt një mjedisi më të mirë biznesi në vend, dhe për një ekonomi më të mirë drejt zhvillimit të tij turistik. Pavarësisht kohëve të pandemisë, TIA ka patur një sezon të ngarkuar përsa i përket numrit të lartë të udhëtarëve, duke përcaktuar standarde të reja për transportin ajror në Shqipëri me zgjerimin e hartës së destinacioneve, në lidhje me çmimet më të ulëta të biletave ajrore për udhëtarët, cilësinë e shërbimeve dhe frekuencën e përdorimit të Aeroportit nga kompanitë ajrore.

Publikuar nga

TIA në 25 Tetor 2021

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Fluturoni me mendje të qetë

Shijoni fluturimin tuaj dhe zbuloni ofertat dhe promocionet më të fundit nga partnerët tanë.

Gulliv Air

Fluturoni nga Tirana në Sofje me Gulliv Air. Duke filluar nga 62 Euro.

Mësoni më shumë

Air Albania

Ne ju sjellim më afër destinacioneve më të dashura të Evropës.

Mësoni më shumë