Publikime

Mesazh nga Drejtori i Përgjjthshëm i Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, Dr. Constantin von Alvensleben.

Publikuar nga

TIA në 25 Mars 2020

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.




Mesazhi im për ju është që në këto ditë duhet të veprojmë me mençuri. Duhet të kujdesemi për veten dhe të tregohemi të përgjegjshëm. Nuk është koha për të udhëtuar, dhe as për të festuar apo për të dalë shëtitje. Do të vijë sërish koha kur do të mundemi t'i bëjmë të gjitha këto. Për momentin duhet të ndalim virusin, ose të kufizojmë përhapjen e tij. Edhe nëse disa nga ne ndjehen të fortë dhe të rinj, të tjerët janë më të rrezikuar. Do të kemi sërish kohë për tu argëtuar pasi e gjitha kjo të ketë mbaruar. Deri atëherë duhet të tregohemi të arsyeshëm dhe të duruar.

Për Aeroportin Nënë Tereza është një situatë e cila nuk ka ndodhur më parë. Vetëm disa javë më parë ne ishim në kufijtë e kapaciteteve tona, me 65 fluturime vajtje-ardhje në ditë. Tani kemi vetëm një ose dy të tilla. është një krizë jo vetëm për pasagjerët, është një krizë për të gjithë komunitetin e aeroportit, për 600 punonjësit e TIA-s, njëzet linjat ajrore që operojnë këtu, operatorët e bareve dhe dyqaneve, ofruesit e shërbimeve tona etj., etj. Askush prej nesh nuk ka përjetuar më parë një rënie trafiku të këtyre përmasave. Dhe askush nuk e di se sa kohë do të duhet që virusi të largohet dhe që volumi i trafikut që kemi pasur më parë dhe të kthehet sërish.

Në këtë situatë ekziston vetëm një zgjidhje: të bashkëpunojmë sa më shumë që të jetë e mundur për të kapërcyer këtë pandemi, dhe më pas të punojmë për rimëkëmbjen. Ne kemi një ekip të shkëlqyer këtu në aeroport, është një komunitet që qendron i bashkuar. Do të qëndrojmë së bashku derisa e gjitha kjo të mbarojë! Dhe më pas do të punojmë për t'u rikthyer edhe më fuqishëm.

Ndërkohë, Aeroporti ynë nuk do të mbyllet. Kemi ende një fluturim pasagjeresh të përditshëm drejt Stambollit që operohet nga Air Albania, kemi fluturime mallrash, dhe mbetemi të hapur dhe operacionalë për çdo fluturim tjetër që nevojitet në këtë situatë. Ne jemi këtu për ju dhe për Shqipërinë. Ju urojmë të jeni mirë dhe të sigurt!

Publikuar nga

TIA në 25 Mars 2020

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Fluturoni me mendje të qetë

Shijoni fluturimin tuaj dhe zbuloni ofertat dhe promocionet më të fundit nga partnerët tanë.

Gulliv Air

Fluturoni nga Tirana në Sofje me Gulliv Air. Duke filluar nga 62 Euro.

Mësoni më shumë

Air Albania

Ne ju sjellim më afër destinacioneve më të dashura të Evropës.

Mësoni më shumë