Publikime

Wizz Air filllon fluturimin e ri Tiranë - Memmingen

Publikuar nga

TIA në 04 Gusht 2019

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Wizz Air filllon fluturimin e ri Tiranë - Memmingen

Tiranë më 4 Gusht 2019: Wizz Air, shoqëria më e madhe ajrore me kosto të ulët në Evropën Qendrore dhe Lindore, filloi sot fluturimet direkte nga Tirana International Airport drejt Aeroportit të Memmingen, Gjermani, me një avion të tipit Airbus A320/321.

Operimi i këtij destinacioni të ri me tarifa të ulëta do të jetë dy herë në javë, të Mërkurë dhe të Dielë. Ky fluturim do të krijojë mundësi të favorshme udhëtimi për pasagjerët Shqiptarë.

“Ne jemi entuziastë për këtë shërbim të ri nga Wizz Air. Kjo do të shërbejë si një ndihmë e konsiderueshme për shumë shqiptarë të cilët jetojnë në Memmingen dhe jashtë tij. Do të ofrojë mundësi të reja për udhëtarët dhe për eksplorimin në vazhdimësi të Shqipërisë”, u shpreh Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Tirana International Airport Dr. Rolf Castro-Vasquez.

Memmingen është një qytet i cili ndodhet në Swabia, Bavari, Gjermani. është qendra ekonomike, arsimore dhe administrative e rajonit Danub-ller. Në perendim qyteti përshkohet nga Iller, lumi që shënon kufirin me Baden-ëürttemberg. Në veri, lindje dhe jug qyteti rrethohet nga Unterallgäu. Memmingen është një qytet turistik me shumë atraksione kulturore dhe historike.

Publikuar nga

TIA në 04 Gusht 2019

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Fluturoni me mendje të qetë

Shijoni fluturimin tuaj dhe zbuloni ofertat dhe promocionet më të fundit nga partnerët tanë.

Rent Point Albania

Super çmime për makina me qera! Shijoni udhëtimin tuaj në maksimum.

Mësoni më shumë

Air Albania

Ne ju sjellim më afër destinacioneve më të dashura të Evropës.

Mësoni më shumë

Regjistrohu në buletinin tonë

Ofertat e zgjedhura për pushime, frymëzimin dhe këshillat më të fundit të udhëtimit, direkt në kutinë tuaj hyrëse.