Publikime

Tiranë–Dortmund: Wizz Air filloi sot operimin e destinacionit të ri

Publikuar nga

TIA në 30 Tetor 2018

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Tiranë–Dortmund: Wizz Air filloi sot operimin e destinacionit të ri

 

30 Tetor 2018 - Wizz Air, shoqëria ajrore më e madhe me kosto të ulët në Evropën Qendrore dhe Lindore, filloi sot fluturimet e reja që lidhin Tiranën me qytetin gjerman të Dortmund.

Destinacioni me tarifa të ulëta fillon me dy fluturime javore, të martave, dhe të shtunave. Shitjet e biletave kanë filluar nëpërmjet faqes zyrtare të kompanisë. Fluturimi i parë u shoqërua me një ceremoni në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.

“E çmojmë bashkëpunimin tonë me Wizz Air. Gjatë dy viteve të fundit, kjo kompani ka rritur numrin e shërbimeve në Tirana International Airport me tre destinacione të reja: Budapest, Londër dhe tani, Dortmund. Lajm i mirë për të gjithë. Destinacione të tjera na presin, ndërkohë që Gjermania është më afër”, tha Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Tirana International Airport, Dr. Rolf Castro-Vasquez.

Andras Rado, Menaxher i Komunikimit në Wizz Air, u shpreh:“Ne kemi kënaqësinë të njoftojmë operimin e një destinacioni tjetër interesant nga Tirana i cili lidh Shqipërinë me qytetin e mrekullueshëm të Dortmund në Gjermani, një destinacion perfekt për një shkëputje në fundjavë. Dortmund është një mundësi shumë e mirë që klientët tanë të shijojnë një kulturë spektakolare në një qytet të gjallë, me birrari të paharrueshme dhe muze shumë të bukur”.

Vendet për fluturimet nga Tirana drejt Dortmundit, janë në dispozicion në www.wizzair.com me çmime duke filluar nga 19.99 Euro, sipas tarifave të publikuara ne faqen zyrtare të kompanisë. çmimi i referohet një fluturimi dhe përfshin edhe taksat, njofton Wizz Air.

Dortmund është i famshëm për skuadrën e tij të futbollit, Borussia Dortmund, dhe për arsye të lidhjes së tij me futbollin, është përzgjedhur si qendra e Muzeut Gjerman të Futbollit. Qyteti ështe i mbushur me kisha dhe muze artistikë për të apasionuarit pas artit. Më parë një zonë rurale, tashmë është një vend për industritë e teknologjisë së zhvilluar dhe birraritë.

 

 

 

Publikuar nga

TIA në 30 Tetor 2018

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Fluturoni me mendje të qetë

Shijoni fluturimin tuaj dhe zbuloni ofertat dhe promocionet më të fundit nga partnerët tanë.

Rent Point Albania

Super çmime për makina me qera! Shijoni udhëtimin tuaj në maksimum.

Mësoni më shumë

Air Albania

Ne ju sjellim më afër destinacioneve më të dashura të Evropës.

Mësoni më shumë

Regjistrohu në buletinin tonë

Ofertat e zgjedhura për pushime, frymëzimin dhe këshillat më të fundit të udhëtimit, direkt në kutinë tuaj hyrëse.