Publikime

Kompania ajrore me kosto të ulët e Air France Transavia” përuron destinacionin e ri Tiranë-Amsterdam

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Kompania ajrore me kosto të ulët e Air France Transavia” përuron destinacionin e ri Tiranë-Amsterdam 

  • Fluturimet janë programuar tre herë në javë
  • Shoqëria low-cost operon nga aeroporti Schiphol

 

Më 10 Maj 2017, Transavia Airlines, degë low-cost e grupit Air France KLM fillon operimin e destinacionit Amsterdam-Tiranë me fluturime të programuara tre herë në javë, përkatësisht të Hënave, të Mërkurave dhe të Premteve. Ky destinacion ka kërkesë të lartë në industrinë e udhëtimit dhe shoqëria ajrore ka deklaruar tarifa konkuruese për pasagjerët.

“Jemi shumë të kënaqur për fluturimet e vazhdueshme ndërmjet Tiranës dhe Amsterdamit. është kënaqësi të mirëpresësh në bord pasagjerët shqiptarë. Transavia njihet për mikpritjen, shërbimet digitale, lehtësinë e përdorimit të tyre dhe sjelljen e mirë që u ofrohet pasagjerëve. Tarifat janë të përballueshme. Kemi punuar fort për të nisur këtë fluturim dhe besojmë se do të jetë një produkt i mirë – duke patur parasysh dhe destinacionin Paris Orly – Tirana ka rezultuar shumë e suksesshme”, tha Z. Mattij ten Brink, Shefi i Përgjithshëm Ekzekutiv i Transavias.

Sipas një deklarate zyrtare të Shoqërise Ajrore, biletat mund të blihen nëpërmjet faqes zyrtare (www.transavia.com) apo çdo zyre të saj si dhe agjentët e autorizuar të udhëtimit.

“Me kënaqësi përurojmë këtë fluturim ndërmjet Tiranës dhe Amsterdamit. Transavia Airlines ofron tarifa shumë konkuruese, duke filluar nga 29 Euro dhe me siguri do të sjellë një vlerë të shtuar për Aeroportin tonë si dhe industrinë e udhëtimit. Urojmë që pasagjerët ta shijojnë këtë destinacion të ri të mrekullueshëm”, tha Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i TIA-s, Dr. Rolf Castro-Vasquez.

Amsterdami, vlerësohet si qyteti i dytë më “hippy” në botë nga Lonely Planet dhe është një destinacion tepër tërheqës. Nga kanalet e famshme tek muzetë me famë botërore, galeritë, dyqanet, dhe për të mos harruar baret, restorantet dhe klubet e mrekullueshme, cilësohet si vendi i përsosur për një pushim të shkurtër.

 

 

Rreth Transavia - Transavia, anëtare e grupit AIR FRANCE KLM, operon fluturime të planifikuara dhe fluturime sezonale në më shumë se 110 destinacione, kryesisht në Evropë dhe Afrikë Veriore. Transavia ka gati 50 vjet përvojë dhe është linja ajrore me kosto të ulët në Holandë dhe Francë, duke u udhëhequr nga mikpritja, shërbimi dhe shërbimet digjitale. Transavia ofron një çmim bazë tërheqës për udhëtarët e kohës së lirë dhe të biznesit me produkte dhe shërbime shtesë (të paguara). Transavia (Holanda dhe Franca) mbart 13 milionë pasagjerë në vit dhe operon me një flotë të re dhe miqësore me mjedisin. Në Holandë, Transavia fluturon nga Amsterdami, Roterdami/Hagë dhe Eindhoven, ndërsa në Francë, nga Parisi për në Nantë dhe Lion.

 

 

 

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Fluturoni me mendje të qetë

Shijoni fluturimin tuaj dhe zbuloni ofertat dhe promocionet më të fundit nga partnerët tanë.

Rent Point Albania

Super çmime për makina me qera! Shijoni udhëtimin tuaj në maksimum.

Mësoni më shumë

Air Albania

Ne ju sjellim më afër destinacioneve më të dashura të Evropës.

Mësoni më shumë

Regjistrohu në buletinin tonë

Ofertat e zgjedhura për pushime, frymëzimin dhe këshillat më të fundit të udhëtimit, direkt në kutinë tuaj hyrëse.