Ndani këtë informacion.
Duke vlerësuar ndjeshmërinë publike lidhur me shfaqjen e kodit (YU) pranë emërtimit të Prishtinës si destinacion në tabelën e fluturimeve reale në faqen e internetit të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës (TIA), kompania dëshiron të bëjë me dije se:
Në një situatë emergjente në kushtet e mbylljes së Aeroportit të Prishtinës, në TIA ka patur trafik të devijuar dhe ulje të detyruar avionësh. Kodi që shoqëron destinacionin Prishtinë shfaqet automatikisht nga baza të dhënash të mbartura nga sisteme ndërkombëtare informacioni që nuk menaxhohen nga TIA.
TIA shpreh keqardhjen dhe do të donte të sillte në vëmendje, se çështje të tilla teknike të këtyre sistemeve ndërkombëtare të informacionit, nuk mundet dhe nuk duhet në asnjë mënyrë të instrumentalizohen nga media apo individë për qëllime spekulative.
Mbetet fakti që Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës u vu tërësisht në dispozicion të pasagjerëve dhe avionëve të cilën bënë ulje të detyruar në TIA, në kushtet e një moti jo të favorshëm në Prishtinë, dhe kjo duhet vlerësuar.
Ndani këtë informacion.
Më poshtë do të gjeni një përmbledhje të njoftimeve për shtyp dhe publikimeve tona më të fundit të publikuara që shërbejnë për të informuar publikun në mënyrën më të saktë dhe transparente.
Shijoni fluturimin tuaj dhe zbuloni ofertat dhe promocionet më të fundit nga partnerët tanë.
Super çmime për makina me qera! Shijoni udhëtimin tuaj në maksimum.
Mësoni më shumëOfertat e zgjedhura për pushime, frymëzimin dhe këshillat më të fundit të udhëtimit, direkt në kutinë tuaj hyrëse.
© 2022 Tirana International Airport. All Rights Reserved.
Design & Programming by codify.al