Publikime

Muzikë dhe fluturime në një ditë

Publikuar nga

TIA në 27 Nëntor 2018

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Nisma “AEROPORTI JE TI” SJELL ALBANIAN EXCELLENCE ME KONCERT INSTRUMENTAL

 

24 Nëntor 2018 - Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës në bashkëpunim me Albanian Excellence, organizoi në në mjediset e aeroportit një prezantim të veçantë koncertor të 20 muzikantëve shqiptarë që jetojnë në disa vende të botës.

Këta instrumentistë virtuozë janë pjesë e Orkestrës Albanian Excellence e cila u shpalos për herë të parë në mjediset e aeroportit, si vendi simbol i takimit të udhëtarëve të artit dhe jo vetëm, nga të katër anët e rruzullit. E giithë trupa, drejtuar nga Maestro Fatos Qerimaj dhe me pjesëmarrjen e sopranos Dëshira Ahmeti Kërliu, shpërndanë jehonën e tingujve të shkëlqyer në aeroport ndërkohë që operohej normalisht.

Ky aktivitet është në vazhdën e nismës “Aeroporti je Ti” të ndërmarrë nga TIA me synimin për t’i sjellë njerëzit pranë aeroportit në një dimension tjetër, ku secili të ndjehet pjesë dhe të bashkëpunojë me të njohur dhe të panjohur që kalojnë rastësisht në TIA, për të udhëtuar dhe për t’u përshëndetur, nëpërmjet artit, krijimtarisë, arkitekturës dhe komunikimit të mirë. 

 

 

Aeroporti je Ti.

Publikuar nga

TIA në 27 Nëntor 2018

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Fluturoni me mendje të qetë

Shijoni fluturimin tuaj dhe zbuloni ofertat dhe promocionet më të fundit nga partnerët tanë.

Rent Point Albania

Super çmime për makina me qera! Shijoni udhëtimin tuaj në maksimum.

Mësoni më shumë

Air Albania

Ne ju sjellim më afër destinacioneve më të dashura të Evropës.

Mësoni më shumë

Regjistrohu në buletinin tonë

Ofertat e zgjedhura për pushime, frymëzimin dhe këshillat më të fundit të udhëtimit, direkt në kutinë tuaj hyrëse.