Publikime

Tiranë–Dortmund: Në tetor Wizz Air fillon operimin e destinacionit të ri

Publikuar nga

TIA në 07 Gusht 2018

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Tiranë–Dortmund: Në tetor Wizz Air fillon operimin e destinacionit të ri

 
7 Gusht 2018 - Wizz Air, shoqëria ajrore më e madhe low-cost në Evropën Qendrore dhe Lindore, do të fillojë në tetor fluturimet e reja që lidhin Tiranën me qytetin gjerman të Dortmund.

Destinacioni me tarifa të ulëta është njoftuar më datë 30 tetor 2018, me tre fluturime javore, të martave, të enjteve dhe të shtunave. Shitjet e biletave kanë filluar nëpërmjet faqes zyrtare të kompanisë.

“Ne kemi kënaqësinë të mirëpresim këtë fluturim të ri i cili përforcon lidhjen e Shqipërisë me Gjermaninë. E çmojmë bashkëpunimin tonë me Wizz Air. Gjatë dy viteve të fundit, kjo kompani ka rritur numrin e shërbimeve në Tirana International Airport me tre destinacione të reja: Budapest, Londër dhe tani, Dortmund. Ky është një lajm shumë i mirë për pasagjerët, për TIA-n si dhe për gjithë vendin. Ne i urojmë Wizz Air mbarësi në operimin e këtij destinacioni të ri dhe të rëndësishëm,” u shpreh Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Tirana International Airport, Dr. Rolf Castro-Vasquez.

Ky destinacion i ri pritet të jetë një lidhje e rëndësishme për udhëtarët, për tregtinë dhe biznesin me Gjermaninë dhë të ndikojë në zhvillimin e turizimit të brendshëm dhe të jashtëm.

Vendet për fluturimet nga Tirana drejt Dortmundit, janë në dispozicion në www.wizzair.com me çmime duke filluar nga 19.99 Euro, sipas tarifave të publikuara ne faqen zyrtare të kompanisë. çmimi i referohet një fluturimi dhe përfshin edhe taksat, njofton Wizz Air.

 

 

Publikuar nga

TIA në 07 Gusht 2018

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Fluturoni me mendje të qetë

Shijoni fluturimin tuaj dhe zbuloni ofertat dhe promocionet më të fundit nga partnerët tanë.

Rent Point Albania

Super çmime për makina me qera! Shijoni udhëtimin tuaj në maksimum.

Mësoni më shumë

Air Albania

Ne ju sjellim më afër destinacioneve më të dashura të Evropës.

Mësoni më shumë

Regjistrohu në buletinin tonë

Ofertat e zgjedhura për pushime, frymëzimin dhe këshillat më të fundit të udhëtimit, direkt në kutinë tuaj hyrëse.