Publikime

Shopen fluturon nga Tirana International Airport: 60 pianistë festuan sot Ditën Ndërkombëtare të Muzikës

Publikuar nga

TIA në 21 Qershor 2018

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Shopen fluturon nga Tirana International Airport: 60 pianistë festuan sot Ditën Ndërkombëtare të Muzikës

 

Tiranë më 21 qershor 2018: Për herë të parë, të enjten më 21 qershor, në mjediset e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës mori jetë një koncert maratonë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Muzikës.

 Thelbi i kësaj ceremonie ishte një Maratonë Pianoje, me titullin “Shopen fluturon nga Tirana International Airport”, organizuar nga Tirana International Airport (TIA) në bashkëpunim me Shoqatën Frederik Shopen, Shoqatën Epta, Shkollën e Muzikës dhe me mbështetjen të Amabasadës Polake, në sallën e pranimit të biletave apo check-in.

Më shumë se 60 pianistë duke filluar nga mosha 4 vjeç nën drejtimin e Maestro Zhani Ciko, morën pjesë në maratonën e cila gjati 11 orë, në një skenë unike, duke luajtur notat e Shopen nën thirrjet e emrave të pasagjerëve dhe pa ndërprerë operimin e aeroportit.

“Tirana International Airport është shume e ndjeshme ndaj artit dhë në mënyrë të veçantë, ndaj të rinjve sakrifica e të cilëve për të zhvilluar muzikën dhe artin mbetet akoma e pavlerësuar në vendin tonë. Ne shpresojmë se ju të gjithë do të jeni më të mirë se ne, dhe të mund t’i jepni artit vendin që meriton, duke ndriçuar skenën kurdoherë” u shpreh në fjalën e hapjes, Arlinda çausholli, Drejtore e Komunikimit në TIA.

 Maratona e Pianos shënoi gjithashtu 100 vjetorin e rivendosjes së sovranitetit të Polonisë dhe për këtë arsye Shkëlqesia e Tij Ambasadori i Polonisë, Karol Bachura vlerësoi këtë eveniment të veçantë në fokusin e të cilit ishin pasagjerët dhe artistët.  

 Maestro Zhani Ciko dhe Presidentja e Shoqatës Epta Klodi Zheji, u shprehën se duhet të përqafojmë nisma të përbashkëta unike si kjo e sotmja, duke qenë se muzika bashkon njerëzit dhe aeroporti mund të jetë vendi më i mirë për krijimin e kujtimeve të veçanta për të gjithë ne.   

 

Publikuar nga

TIA në 21 Qershor 2018

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Fluturoni me mendje të qetë

Shijoni fluturimin tuaj dhe zbuloni ofertat dhe promocionet më të fundit nga partnerët tanë.

Rent Point Albania

Super çmime për makina me qera! Shijoni udhëtimin tuaj në maksimum.

Mësoni më shumë

Air Albania

Ne ju sjellim më afër destinacioneve më të dashura të Evropës.

Mësoni më shumë

Regjistrohu në buletinin tonë

Ofertat e zgjedhura për pushime, frymëzimin dhe këshillat më të fundit të udhëtimit, direkt në kutinë tuaj hyrëse.