Publikime

Lagardère Travel Retail ka kënaqësinë të njoftojë nisjen zyrtare të operacioneve Duty Free në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës (TIA),

Përmbajtja

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Lagardère Travel Retail ka kënaqësinë të njoftojë nisjen zyrtare të operacioneve Duty Free në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës (TIA), duke shënuar një moment historik në partneritetin strategjik me Grupin Kastrati. Ky bashkëpunim, i nisur në tetor 2023 sjell ekspertizën ndërkombëtare të Lagardère Travel Retail në Shqipëri dhe forcon praninë e kompanisë në rajonin dinamik të Ballkanit.


Ky partneritet vjen në një moment të rëndësishëm për Shqipërinë, një vend që po përjeton një bum të jashtëzakonshëm turistik. Në vitin 2023, sektori i turizmit dyfishoi kontributin në ekonominë kombëtare, duke e kthyer vendin në një destinacion të preferuar për udhëtarët ndërkombëtarë.

Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, Lagardère Travel Retail do të bëhet operatori ekskluziv i Duty Free në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, duke ofruar një portofol të zgjeruar produktesh dhe shërbimesh që kombinojnë marka ndërkombëtare me produkte që përfaqësojnë traditat dhe kulturën shqiptare.


Dag Rasmussen, Kryetar dhe CEO i Lagardère Travel Retail:


“Jemi shumë të lumtur që sjellim ekspertizën tonë ndërkombëtare për të mbështetur rritjen dhe zhvillimin e turizmit në Shqipëri. Ky partneritet me Grupin Kastrati pasqyron ambicien tonë të përbashkët për të krijuar përvoja të jashtëzakonshme të blerjeve për udhëtarët, duke ofruar më të mirën e ofertave ndërkombëtare dhe lokale.”

Marsida Pallko, Administratore e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës:


“Bashkëpunimi me Lagardère Travel Retail është një hap i rëndësishëm për TIA-n. Ekspertiza dhe qasja e tyre inovative në sektorin e shitjeve, do të sjellë një përvojë të përmirësuar për pasagjerët. Jemi entuziastë për mundësitë që ky partneritet do të krijojë për Shqipërinë dhe për aeroportin, ndërsa vazhdojmë të rritemi.”


Pas transferimit zyrtar të operacioneve në janar 2025, Lagardère Travel Retail do të nisë një program ambicioz të përmirësimit të përvojës së blerjeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, përfshirë:


Një rikonceptim të plotë të dyqanit ekzistues Duty Free, i cili do të nisë në mars 2025

Zgjerimin dhe modernizimin e hapësirës së Duty Free në terminal, për të akomoduar rritjen e vazhdueshme të numrit të pasagjerëve

Rritjen e llojshmërisë së produkteve me çmime konkurruese, duke përfshirë marka ndërkombëtare dhe produkte autentike shqiptare

TIA është aeroporti me rritjen më të lartë të trafikut në Evropë gjatë dy viteve të fundit, duke e bërë këtë investim një hap strategjik për të ardhmen.


Me mbi 60 vite përvojë në Duty Free ndërkombëtare, Lagardère Travel Retail sjell në këtë partneritet njohuri të thelluara dhe risi, ndërsa prania e fortë lokale e Grupit Kastrati dhe portofoli i tij i diversifikuar forcojnë edhe më shumë potencialin për sukses.

Së bashku, dy kompanitë janë të përkushtuara për të ofruar një përvojë të jashtëzakonshme blerjeje, duke plotësuar nevojat e pasagjereve ndërkombëtarë dhe atyre vendas.


Një nga dy degët kryesore të grupit Lagardère, Lagardère Travel Retail është një nga liderët botërorë në sektorin e blerjeve në udhëtim. Me një ekspertizë të gjatë dhe një fokus të veçantë në Duty Free & Fashion, produkte për udhëtim dhe kulinari, kompania operon mbi 5,120 dyqane në 42 shtete, duke realizuar 6.6 miliardë euro shitje në vitin 2023.


Duke përdorur njohuritë globale dhe ekspertizën lokale, Lagardère Travel Retail krijon partneritete të forta për të ofruar përvoja unike blerjeje për udhëtarët. Për më tepër, përmes strategjisë së saj të përgjegjësisë sociale dhe qëndrueshmërisë, kompania synon të ndikojë pozitivisht në sektorin e blerjeve në udhëtim.

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Fluturoni me mendje të qetë

Shijoni fluturimin tuaj dhe zbuloni ofertat dhe promocionet më të fundit nga partnerët tanë.

Rent Point Albania

Super çmime për makina me qera! Shijoni udhëtimin tuaj në maksimum.

Mësoni më shumë

Air Albania

Ne ju sjellim më afër destinacioneve më të dashura të Evropës.

Mësoni më shumë

Regjistrohu në buletinin tonë

Ofertat e zgjedhura për pushime, frymëzimin dhe këshillat më të fundit të udhëtimit, direkt në kutinë tuaj hyrëse.